Shtyrja pa afat e nisjes së regjistrimit të popullsisë, ka ngjallur reagim në krerët e “Omonia”-s në Sarandë. I pyetur për afatin e shtryrjes së nisjes së rregjistrimit të popullsisë kryetari i Omonies për Sarandën, Llambi Panteqi tha se, “Presim deklarimin zyrtar të qeverisë shqiptare për regjistrimin e popullsisë. Jemi në ndjekje të këtij problemi që për ne është problem që nga disa qarqe është keqkuptuar deklarimi i kombësisë dhe i përkatësisë fetare, kur ne diskutojmë për kombësinë e humbur gjatë sistemit monist, e cila në shumë raste është hequr padrejtësisht. Në rregjistrimin e popullsisë secili do të deklarojë vetë se cilës kombësi e fe i përket. Kur të vijë momenti i regjistrimit ne si organizatë do të marrim të gjitha masat për një transparencë të plotë të këtij procesi dhe mbi ecurinë e tij do të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë.
Pyetjes se cili është reagimi i tij për deklaratat e konsullit grek në Korçë Ikonomos, kryetari i “Omonies” pwr Sarandën, Llambi Pandeqi, u përgjigj: “Lidhur me deklaratat e konsullit grek të Korçës janë organet përkatëse, të cilat marrin vendime, tek të cilët ne as nuk ndërhyjmë në kompetencat e tyre dhe as i korrigjojmë vendimet e marra prej tyre. Këto janë vendimet e tyre dhe ne i respektojmë dhe u bindemi atyre. Shumica e ideve të konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, jane mendimet e tij personale për të cilat edhe janë marrë masat për të”
I pyetur për shtyrjen e nisjes së fillimit të regjistrimit të popullsisë kryetari i partisë “MEGA”, Kristaq Kiço, reagoi se: “Eshtë i pajustifikueshëm vendimi i qeverisë shqiptare për shtyrjen e afatit të fillimit të regjistrimit të popullsisë. Ne, vijoi më tej Kiço, do të ndërmarrim vetë në nivel partie procesin për identifikimin e minoritetit grek, numri e tyre dhe shifrat do t`ia bëjmë të ditura Këshillit të Europës”.