Home Aktualitet Pasojat e uraganit “Sandy” në Amerike (VIDEO)

Pasojat e uraganit “Sandy” në Amerike (VIDEO)

394
0

SHBA- Uragani Sandy kaloi, por la pas frikë dhe dëme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë regjistruar 50 viktima vetëm në SHBA, në shtete si: Connecticut, Maryland, New York, New Jersey, North Carolina, Pennsylvania, Virginia e West Virginia, ndërsa raportohet te këtë shkaktuar edhe 69 viktima në ishujt Karaibe. 

“Vetëm në Nju Jork, tha Kryetari i Bashkisë Bloomberg, kanë vdekur 18 persona.

8 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike, është rritur frika për krime e grabitje, ndërsa nga ana tjetër autoritetet publike kanë rritur masat e sigurisë. Raportohet se situata mund të vazhdojë e tillë për ta deri në fundjavë.