Parlamenti Evropian (PE) ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Serbisë me BE-së dhe ka miratuar rezolutën në të cilën konfirmohet se e ardhmja e Serbisë është në BE.
Me rezolutë, PE-ja i ka bërë thirrje për fillim të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, kurse deputetët miratuan amendamentin e raportueses për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, me të cilin i bëhet thirrje Serbisë që të fillojë dialogun me Kosovën dhe të mos përmend më negociatat e reja për statusin, raportoi Tanjug.
Për amendamentin që e paraqiti Lunacek votuan 335 deputetë, kurse kundër ishin 312.
Parlamentarët evropianë u kanë bërë thirrje Beogradit e Prishtinës që dialogun ta nisin pa shtyrje, ndërkaq që ai të jetë i suksesshëm, siç theksohet në rezolutë, është i nevojshëm përkushtimi dhe gatishmëria për kompromis e të dy palëve në favor të të ardhmes së tyre të përbashkët evropiane.
PE-ja mbështeti vendimin e Këshillit të Ministrave rreth fillimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Për ratifikim votuan 612 deputetë, ndërsa kundër ishin vetëm 38. (Telegrafi)