Home Peqini Peqin, biznesi me gjelat e detit (Video)

Peqin, biznesi me gjelat e detit (Video)

545
0

gjel-deti-peqiniSimboli i tryezës se ndërrimit te viteve, gjeli i detit, është kthyer prej vitesh ne biznes për banoret e komunave të rrethit të Peqinit.
Ne kete zone, e cila njihen per shijen e veçante te gjelit te Detit, fermerët Peqinas e ruajnë traditën e racës se vendit. Faik Zylfi, një nga fermerët e apasionuar mbas rritjes së ketij shpendi tregon se ka që prej viti 1992 qe merret me rritjen dhe tregtimin e gjelit te detit. Sot, Faiku ka rreth 70 krerë dhe tregtimi i ketij shpendi qe varion nga 6 deri ne 8 mije leke, eshte burimi kryesor i te ardhurave te familjes. Por, pertej ketij pasioni dhe tradite fermeret e ketyre komunave tregojne se ka nje ulje te kerkesave per gjelin e detit, edhe pse festat e fundvitit jane ne vigjilje. Fermeri Ibrahim Hushi, tregon se kosto e rritjes se gjelave te detit, nuk i mbulon shpenzimet. Ne mbështetje te fermereve, kane qene edhe deputetet e opozites te qarkut te Elbasanit, Agim Leka dhe Skender Hasa te cilet u shprehen se qeveria i ka harruar fermeret. Qarku i Elbasanit është një nder kryesoret ne vend per rritjen dhe tregtimin e gjelit te detit. Sipas drejtorisë së bujqësisë ne Elbasan janë mbi 120 mijë krerë gjela dhe vetëm për festat e fund vitit tregtohen rreth 60 mijë te tille.