Home Lajme Sport Peqin, perleshje mes forcave speciale dhe tifozeve

Peqin, perleshje mes forcave speciale dhe tifozeve

441
3

Policia ka tentuar te ushtroje dhune ndaj tifozerise peqinase per ti nxjerre jasht nga stadiumi.
Momente tensioni në stadiumin e Peqinit gjatë ndeshjes Shkumbini-Apolonia. Ndeshja e vlefshme për javën 10 – të kategorisë superiore ka degjeneruar në dhunë në minutat e fundit, njofton korrespondenti i A1Report, Andi Qosja, i cili ndodhej në stadium në ato momente dhe pati mundësi të shikonte gjithçka nga afër.

Shkak është bërë një karton i kuq në dëm të Peqinit, pak minuta para se dy ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Kjo ka bërë që në shkallët e stadiumit të nisnin grindjet mes dy tifozerive të cilat më pas janë spostuar në fushën e blertë. Mes tifozëve të Peqinit që kishin bllokuar fushën e lojës ndodhej edhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Ilir Rrushi.

Forcat speciale që ishin thirrur për të mbikëqyrur situatën kanë ndërhyrë duke neutralizuar grindjet dhe kanë shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe kryebashkiakun Rrushi. Kjo ka bërë që në fushë të zbresë edhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut në funksion të detyrës së tij, gjë që është pranuar më pas nga forcat e rendit të cilat e lanë Ilir Rrushin të lirë.

Ndërkohë, gjendja në shkallët e stadiumit është ndezur edhe më tej dhe në drejtim të forcave speciale të policisë janë hedhur edhe mjete e të forta e karrige. Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritej disa minuta përpara kohës së rregullt.

Tensionet nuk kanë munguar as jashtë stadiumit ku tifozët janë mbledhur me qëllim për të liruar nga policia personat që mbaheshin të ndaluar brenda ambienteve, siç vihet re edhe nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i A1Report në Elbasan.

Pas ngjarjes kanë reaguar deputeti Sula dhe kryebashkiaku Rrushi duke përgënjeshtruar çfarë kishte ndodhur. “Nuk është aspak e vërtetë që në stadiumin e Peqinit ka pasur probleme, apo është ushtruar dhunë, gjithçka është e pavërtetë. Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët vendas ishin të irrituar me ekipin e tyre, pasi nuk po arrinte të shfrytëzonte disa raste të mirë për të shënuar golin e fitores. Bashkë me kreun e Bashkisë jam futur në fushë për të normalizuar gjendjen dhe jo për të ushtruar presion mbi kundërshtarin apo arbitrin”, deklaroi deputeti Sula në një prononcim për TV A1Report.

Pavarësisht nga dëshmitë e dëshmitarëve okularë, ngjarjen e ka përgënjeshtruar edhe kreu i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi.

Ndërkohë që për rezultatin e ndeshjes e cila u mbyll në barazim 0-0, do të vendosë Komisioni i Disiplinës, pasi arbitri Jubica e përfundoi disa minuta përpara kohës së rregullt.

3 COMMENTS

  1. Pershendetje sportdashesve te zjarrte Peqinas, jemi ne krahun tuaj ku dihet se shume here gjyqtaret e korruptuar shfrytezojne kartonat apo penalltite per te ndeshkuar skuadren e Peqinit. Ju uroj nga zemra, jeni vertete sportdashes te mrekullueshem.

  2. ato qe e bene rremujen dje ishin ca servila te atij ( katunarit sula) qe ktu na del qe eshte burri mir. po nuk hoqi dore dashi nga peqini, peqini as ne kategori te 3 nuk do jet me.dhe ju siguroj une qe peqini ket vit ka dal 100%

  3. hahahaha prap permenet emri i dashit ktu!!!! dhe kush albider qenka JUBICA ai qe desh vdiq vjet nga plumat e dashit

Comments are closed.