Një 45-vjeçar është arrestuar pasi dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij. Burime të policisë së Peqinit bëjnë me dije se 45-vjeçari N. Bakalli prej më shumë se dy vitesh dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij Sh.Bakalli 40 vjeç.
Pas dhunës që kishte ushtruar se gruaja gjendej në spital në gjendje shok, ndërsa ka bërë kallëzim penal ndaj burrit të saj, N. Bakallit, i cili sapo e morri vesh shkoi në vendin ku po kurohej e shoqja dhe tentoi ta vriste atë me një mjet të mprehtë.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa 45-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Peqinit.