Home Aktualitet Peqin, zhvillohet Panairi i Gjelit të Detit

Peqin, zhvillohet Panairi i Gjelit të Detit

350
0

Për të katërtin vit rradhazi në komunën e Pajovës në Peqin, u organizua sot Panairi i Gjelit të Detit, një panair tradicional në një zonë tradicionale për mbarështrimin e kësaj specie që blihet sidomos në festat e fundvitit. Prej 17 vjetësh panairi zhvillohet në këtë zonë ku fermerët e fshatit Përparim vazhdojnë të ruajnë këtë traditë. Në oborrin e shkollës së fshatit sot parakaluan 22 tufa gjela deti, të përbërë nga 1000 krerë, që rriten dhe mbarështohen nga fermerët e zonës. Gjelat parakaluan në tufa duke u prezantuar nga fermeri që i mbarështon dhe më tej, ceremonia vijoi me ndeshjet e gjelave mes njëri-tjetrit, të përzgjedhur nga çdo tufë më i majmi, ku nuk munguan çmimet nga një komision përkatës nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë. Këtë vit, çmimin e parë e fitoi gjeli i fermerit Faik Zylyfi, i cili dy vjet më pare. Vitet e fundit mbarështrimi i gjelit të detit ka marrë përmasa të mëdha në komunën e Pajovës, si një biznes që siguron të ardhura të mira prë fermerët. Në qarkun e Elbasanit mbarështohen rreth 50 mijë krerë gjela deti në vit.(m.a/BalkanWeb)