Home Aktualitet Përfaqësuesja zvicerane diskriminon lojtarët me origjinë shqiptare!

Përfaqësuesja zvicerane diskriminon lojtarët me origjinë shqiptare!

278
0

 Thonë se futbolli nuk është politikë, dhe se mekanizmat dhe organizatat sportive duhet të jenë në shërbim të sportistëve.

Kjo nuk po ndodh me Zvicrën, përkundrazi lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë për  përfaqësuesen e Zvicrës, po diskriminohen, dhe janë bërë objekt kritikash dhe akuzash nga i gjithë opinion sportdashës dhe jo sportdashës zviceran.

Ka pasur edhe në të kaluarën, ka edhe sot dyshime dhe ndasi mes tifozëve shqiptarë që mendojnë se trajtimi në përfaqësueset e huaja është më i mirë sesa trajtimi që do u bëhej në Kombëtaren Shqiptare.

Dokumentimi më i mirë i kësaj janë lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën. Ata gjatë gjithë kohës kryqëzohen nga mediat, trajneri edhe vet shikuesit zviceran për mosimpenjimin e tyre, për “përkujtimin” e origjinës, deri tek ato më banalet, se si flasin dhe çfarë këndojnë ata.

Së fundi gazeta më e madhe  në Zvicër “Blick” ka ndezur debate të ashpra lidhur me festimet e golave duke bërë shqiponjën me duar, apo me ndonjë shenjë që ata bëjnë që u’a përkujton vendin e tyre të origjinës. ”Blick” thotë se tifozët zviceranë duhet të jenë të shqetësuar, ngase disa nga lojtarët e ekipit të përfaqësueses zvicerane në përballjen me Shqipërinë më 11 shtator do të jenë aty me gjysmë zemre.

Edhe në të kaluarën një shqiptar tjetër ka pasë probleme  duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës helvete, fjala është për sulmuesin e FC Thun, Milaim Rama i cili pas përvojës me përfaqësuesen zvicerane atëbotë deklaronte se nuk do të donte që talentet me origjinë shqiptare të bënin zgjedhjen e tij, por të zgjedhnin Shqipërinë.

“Jam penduar që zgjodha Zvicrën, mos bëni gabimin tim” ky ishte mesazhi i Ramës vite më parë.

Pas gjithë këtyre akuzave dhe dyshimeve, e vetmja fjalë që  i’u shkon për shtati këtyre lojtarëve është “Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit”