Besimtarët myslimanë përmbyllin sot në darkë muajin e shenjtë të Ramazanit. Pas një muaji lutjesh, adhurim ndaj Zotit, agjërimi dhe përkushtimi ndaj Islamit myslimanët presin nesër Ditën e Fitër Bajramit.
Gjatë këtij muaji edhe institucione të ndryshme dhe organizata kanë shtuar iftar falas për këtë muaj të shenjtë.
Muaji faljes dhe i mëshirës përfundoi…
Mësohet se ceremonia e faljes së Fitër Bajramit do të organizohet ditën e dielë në orën 06:00-07:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Agjerimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të “Themeleve të Besimit” të fesë Islame dhe këtë viti nisi më 20 Korrik.
Edhe në Kosovë Kryesia e Bashkësisë Islame përmes një njoftimi tha se muaji i Ramazanit përfundon sot teksa dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën. “Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër Bajramit në Kosovë do të mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 5:05 minuta me faljen e namazit të mëngjesit, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 6:23 minuta, të cilën do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava”,-thuhet në njoftim.