Një nxënës ne një shkollë te mesme ne Kaliforni e shau mesuesin e tij në Facebook duke perdorur te gjitha sharjet e mundshme.
Në Shqiperi njerëzit mund tja hedhin lehtë nga situatat e padeshiruara duke thënë “nuk jam unë” nëse gjërat që kanë publikuar në Facebook marrin reagime të ashpra. Por në Amerikë profilet e personave janë po aq të vërteta sa profilet e jetës reale.
Një nxënës në një shkollë të mesme të Kalifornisë shau mësuesin e tij në Facebook. Fjalët “le të mos hajë më pisllëqe. Ai është krejt budalla”, u bënë shkas për fillimin e akuzave ndaj nxënësit.
Nxënësi nuk arriti të shpëtonte nga pezullimi megjithëse i kërkoi të falur mësuesit dhe drejtorisë së shkollës, ndërkohë që bënte pjesë në listën e nxënësve të dalluar te shkolles dhe njëkohësisht ishte një nga yjet e futbollit të skuadrës amerikane
Avokatët e nxënësit sqarojne se sharja e bërë jashtë orarit të mësimit dhe jo në mënyrë direkte nuk përbën asnje faj. Krahas kësaj avokatët thane se ky mesazh nuk përmban ndonjë element kërcënimi dhe përbën vetëm një pasqyrim të mendimeve të nxënësit dhe kjo është pjesë e lirisë se mendimit.