Partia Socialiste nëpërmjet sekretarit të këshillit ekonomik Ervin Bushati reagon sërisht ndaj qendrimit të qeverisë në lidhje me zhdëmtimin e familjeve të prekura në zonën e përmbytur të Shkodrës. Sipas Bushatit qeveria nuk e ka ende të qartë mënyrën e vlerësimit të dëmit ndërkohë që banorët në vështirësi të mëdha ekonomike presin nga shteti dëmshpërblimin e premtuar.