Përqafon Ronaldon, arrestohet tifozi shqiptar

perqafon ronaldon arrestohetRoland Gjoka e dinte mirë që do të arrestohej nga policia pasi hyri në fushë, por kjo nuk e ka penguar të realizojë ëndrrën për të takuar lojtarin e tij te preferuar.
Kjo është historia e 19-vjecarit shqiptar Roland Gjoka, I cili hyri në fushë gjatë finales së “Kupës Guines” mes Realit të Madridit dhe Çelsit për të përqafuar Kristiano Ronaldon.
Pamjet bënë xhiron e botës, por vetëm më vonë u mësua se mes 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, ai që guxoi të kalojë reklamat për të hyrë në fushë ishte studenti shqiptar.
“I thashë që ishte i admiruari im më i madh dhe të lutem më përqafo dhe mos lejo të më marrin policët. Ronaldo më tha se do të më jepte fanellën pas ndeshjes’, ka qenë rrëfimi I Roland Gjokës në një television lokal.
Gjithsesi, 19-vjeçari u ndalua dhe u nxorr jashtë stadiumit nga policia, pa patur mundësi të marrë fanellën e Kristiano Ronaldos.
Gjithsesi, Rolandi duhet të jetë i lumtur. Ai jo vetëm arriti të takonte futbollistin e tij te preferuar, por mori dhe duartrokitjet e afro 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium.

Comments are closed.