Home Lajme Sport Peshngritja shqiptare humbet mjeshtrin Ali Lundraxhiu

Peshngritja shqiptare humbet mjeshtrin Ali Lundraxhiu

630
0

Te enjten ne mengjes jo vetem i gjithe qyteti i peqinit por edhe komuniteti i shtanges eshte gdhire i shokuar. Nga jete eshte ndare nje nga figurat e saj me te medha, jo vetem te shtanges vendase ,por edhe asaj kombetare. Behet fjale per trajnerin e Shkumbinit , Ali Lundraxhiu , i cili eshte ndare nga jete ne moshen 70 vjecare pas nje aksident tragjik.
Me nje karrier mbi 30 vjecare ne drejtimin e sportit te peshngritjes peqinase , trajneri Ali Lundraxhiu ka arritur ta nderoj shqiperine dhe qytetin e vogel.Sepse sportistet e tij te vegjel e te talentuar kane arritur te sjellin medalje nderkombetare, duke nderuar flamurin shqiptar. Sportiste si Dion Daka (nenkampion Europe) , apo Hamdi Tufa dhe Daniel Godelli kane arritur te marrin tre medalje ari ne kampionatet nderkombetare ne te gjitha grupmoshat ku edhe kane marre pjese.
Me ndarjen nga jeta e trajnerit Lundraxhiu , Shkumbini humbi trajnerin e pasionuar, njeriun me shume autoritet dhe nje nga drejtuesit e shquar te shtanges shqiptare.
E po keshtu dhe Federata Shqiptare e Peshngritjes ka humbur trajnerin e saj te pasjonuar, qe e futi Peqinin ne harten e medaljeve nderkombetare.