Home Aktualitet Peticion online per Google ne100 vjetorin e pavaresise

Peticion online per Google ne100 vjetorin e pavaresise

978
3

Logoja per 100 vjetorin e  Pavaresise ne Google / Peticioni Online

Prej disa kohësh ka nisur të nënshkruhet online, një peticion nga të gjithë shqiptarët anembanë botës. Nëpërmjet tij, kërkohet t’i tërhiqet vëmendje gjigantit “Google” që me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë t’i dedikojë vendit tonë logon qëndrore të tij.

Peticioni i iniciuar nga, Klajdi Hëna, deri në këto momente është nënshkruar nga mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Meqedoni, Mali i zi dhe e gjithë diaspora shqiptare.

Ndërkaq, agjencia Mccann Erickson në Tiranë ka bërë përpunimin e logos që shikoni në fotografi.

“Shqiponja në foto ështe bërë me copa kostumesh popullore nga të gjitha trevat e Shqiperisë në mënyrë që të simbolizojë të gjithë Shqiptarët dhe trevat tona.”- thotë Klajdi.

Së shpejti pritet që Google të japë një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën e shqiptarëve. Vendosja e logove nga Google për të shënjuar data, evenimente, apo personazhe me ndikim në botë është një eksperiencë e njohur e motorit të kërkimit.