Home Extra Pirro Dhima i kujton Greqisë “Epirin e Veriut”

Pirro Dhima i kujton Greqisë “Epirin e Veriut”

479
2

Pirro Dhima dhe Epiri Veirut
Pirro Dhima kritikon politikën e ndjekur deri më tani nga ana e partive greke për “Epirin e Veriut”.
Në një takim të zhvilluar pak ditë më parë, në praninë e kryetarit të PASOK-ut, Evangelos Venizelos, Pirro Dhima është shprehur kritik, duke deklaruar se deputeti i fundit në Parlamentin Grek nga Himara, ka qenë 100 vjet më parë. Në fjalën e tij, 3 herë kampioni Olimpik shpjegoi dhe një herë arsyet e pranimit të ftesës për të qenë kandidati i parë në listën e PASOK-ut, duke theksuar se simbolika e ngritjes së peshave, i duhet më së miri Greqisë në këto kohë të vështira të krizës ekonomike. “Unë jam një fëmijë i lindur në një zonë shumë të vështirë të helenizmit dhe të Epirit të Veriut dhe aty ku njerëzit ngrenë pesha tepër të rënda prej dekadash. Më fal, por unë do ta them ankesën time. Kjo zonë për shumë-shumë vite ishte e harruar nga partitë politike greke. Anëtari i fundit i Parlamentit Grek nga Himara ishte pikërisht 100 vjet më parë. Unë besoj që kalimi i kohës, zhbëri një padrejtësi. Kam mësuar nga fëmijëria që ta dua vendin tim, Greqinë, dhe në vështirësi të madha.”, – deklaroi Pirro Dhima pak ditë më parë, në një takim të zhvilluar mes sportistëve në Athinë.

Kandidimi

Gjatë fjalës së tij, peshëngritësi i njohur ka vënë dhe një herë theksin tek pranimi i ftesës së ardhur nga ana e PASOK-ut, për të qenë kandidat i kësaj partie. “Gjithë jetën time unë kam ngritur pesha dhe kjo nuk është e lehtë. Unë e pranova propozimin e Presidentit Evangelos Venizelos për të qenë në krye të listës, për shkak se unë mendoj se fsheh një simbolikë të thellë. Unë thellë besoj që Presidenti, duke e ditur shumë mirë se çfarë peshash të rënda ka vendi, m’u drejtua mua për t’i treguar popullit se ne do të kemi sukses”, – u shpreh 3 herë kampioni Olimpik. Më tej, në fjalën e tij, Dhima u shpreh se medalja është një pikë referimi që bashkon një popull. “Unë iu përgjigja kësaj thirrjeje për të ndarë me të gjithë grekët, përpjekjet për të ngritur përsëri Greqinë, sepse kjo është një përpjekje kombëtare. Karriera ime në sport më ka realizuar ëndrrat e mia për Greqinë. Ishte një udhëtim i gjatë, Barcelona – Atlanta – Sydney – Athinë, të cilin e shikoi e gjithë bota dhe luftova gjithmonë për Greqinë.”, – mbylli fjalën e tij, Pirro Dhima.

2 COMMENTS

  1. te qifsha ropt e shpis o pirro dhima se kshtu mbase bohesh me mir ti me gjith greqin

Comments are closed.