Të dhëna teknike mbi 20 ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion të kampionatit anglez. Ja skedat e tyre sipas renditjes alfabetike…
Arsenali
Stadiumi: Emirates (60,355)
Trajneri: Arsen Venger
Titujt: 13 kampionate, 10 Kupa të Anglisë, 2 Kups të Ligës, 1 Kupë Kupash
Sezoni i kaluar: Vendi 3
Të ardhur: Kosçielni (Lorien), Shamakh (Bordo)
Të larguar: Silvestre dhe Galas (të lirë), Kempbëll (Njukasëll), Eduardo (Shakhtjor), Senderos (Fulhem), Merida (Atletiko M)
Prespektiva: Qëndrimi i Çesk Fabregasit shërben si motiv optimizmi te londinezët, që nuk kanë fituar asgjë në pesë vitete e fundit. Bastet e sivjetshme të Vengerit janë Shamakh në vend të Eduardos dhe Kosçielni në vend të Galasit. Pritet rritja përfundimtare e Vermalenit, Uolkotit dhe Van Persit.
Aston Vila
Stadiumi: Villa Park (42,788).
Trajneri: MekDonald (provizor)
Titujt: 7 kampionate, 7 Kupa të Anglisë, 7 Kupa të Ligës, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe
Sezoni i kaluar: Vendi 6
Të ardhur: Asnjë
Të larguar: Bouma (i lirë), Shorrei (WBA).
Prespektiva: Planet e Aston Vilës për një sezon dinjtoz në Angli dhe Europë morrën një goditje të rendë nga largimi i trajnerit Martin O’Nil, vetëm dy javë para fillimit të kampionatit. Kriza financiare që solli shitjet e Gareth Berrit në fillim dhe të Xhejms Milnerit tani, sosën durimin e trajnerit që nuk ka marrë asnjë përforcim. Përsëritja e sezonit të kaluar do të ishte mrekulli.
Birmingemi
Stadiumi: St.Andrew’s (30,079).
Trajneri: Alex McLeish (since November 2007).
Titujt: 1 Kupë Lige
Sezoni i kaluar: Vendi 9
Të ardhur: Zigiç (Valencia), Vales (Breda), Foster (Man.Utd)
Të larguar: Xhervis (Nots), Kueudru (i lirë), Shefrei (Koventri)
Prespektiva: Trajneri Aleks MekLeish synon një tjetër sezon në “Top 10″ dhe pasi Xho Hart me Kristian Benitez mbyllën periudhën e huazimit, në vend të tyre kanë ardhur Ben Foster dhe Nikola Zigiç. Sekreti i Birmingemit në sezonin e kaluar ishin rezultatet pozitive në “fortesën” shtëpiake, “St.Andrew”. Për të qendruar edhe një sezon ndërmjet më të mirëve, “blutë” duhet të bazohen te armët e zakonshme: disiplina në mbrojtje dhe organizimi.
Blekbërni
Stadiumi: Ewood Park (31,367)
Trajneri: Sem Alërdajs
Titujt: 3 kampionate, 6 Kupa të Anglisë, 1 Kupë Lige
Sezoni i kaluar: Vendi 10.
Të ardhur: Mame Diouf (Mançester U).
Të larguar: Hauorth (Buri), Reid (WBA), Marshall (Rotherham).
Prespektiva: Biznesmeni iranian, Hasan Ali Sjed ende nuk ka arritur të bëhet aksioneri kryesor i klubit dhe duhet thënë se nuk është në një pozitë të shëndoshë financiare. Blekbërni nuk ka një qëndërsulmues të mirëfilltë. Roberts, Kaliniç dhe i sapo ardhuri Diuf preferojnë ta nisin sulmin larg portës. Gjithsesi, soliditeti në mbrojtje dhe skemat e trajnerit Sem Alërdajs, ka të ngjarë t’i garantojnë Blekbërnit një qëndrim të qetë në Premier Ligë.
Blekpuli
Stadiumi: Bloomfield Road (12,555).
Trajneri: Jan Holouej
Titujt: 1 Kupë të Anglisë
Sezoni i kaluar: Në Championship
Të ardhur: Hejrud (Aston V), Ketçart (Man.Utd), Silvestre (Mllada), Martin (Monako), Grandin (CSKA Sofje)
Të larguar: Martin, Bangura, Buaza dhe Mitshel (të lirë)
Prespektiva: Ngjitja e Blekpulit në Premier Ligë ishte një nga surprizat më të mëdha të sezonit futbollistik në Angli, në vitin e kaluar. Pasi e shpëtoi nga rënia në kategorinë e tretë, një vit më parë, trajneri Holouej e ngjiti në elitë. Mungesa e fondeve për rroga dhe blerja lojtarësh bëri që të konfirmohen 17 futbollistë nga sezoni i kaluar dhe të afrohet lojtarë U-23 nga merkato.
Boltoni
Stadiumi: “Reebok” (28,723)
Trajneri: Ouen Kojli
Titujt: 4 Kupa të Anglisë
Sezoni i kaluar: Vendi 14
Të ardhur: Blejk (Bërnlei), Petrov (Man.Siti), M. Alonso (Real M)
Të larguar: Hant (Bristol), Al Habsi (Uigan)
Prespektiva: Blerja e Martin Petrovit dhe talentit të Realit Alonso janë përforcime të rendësishme për Boltonin e trajnerit Kojli, që po punon me idenë e shndërrimit të lojës. Ky ekip do të heqë dorë nga topat e gjatë, për t’u bazuar te qarkullimi i topit. Largimi i Xhek Uilsheres, që vendosi të qëndrojë te Arsenali pas huazimit te Boltoni, sjell mangësi në mesfushë, por sytë janë të perqëndruar edhe te koreano-jugori Çung-Jong Li, një nga zbulimet e Botërorit.
Çelsi
Stadiumi: Stamford Bridge (41,841)
Trajneri: Karlo Ançeloti
Titujt: 4 kampionate, 6 Kupa Anglie, 4 Kupa të Ligës, 2 Kupa Kupash, 1 Superkupë europiane
Sezoni i kaluar: Kampion
Të ardhur: Benajoun (Liverpul), Ramirez (Benfika)
Të larguar: Karvalho (Real M) Xho Kol (Liverpul), Balak (Leverkusen), Beleti (i lirë), Stok (Fenerbahçe)
Prespektiva: Benajun në vend të Xho Kolit dhe Ramirez në vend të Balakut. Merkato e Çelsit është kufizuar me zëvendësimin e lojtarëve të larguar. Kohët e fundit ka filluar gjuetia për një mbrojtës, në gjendje të zëvendësojë Karvalhon. Sipas trajnerit Ançeloti, blerja më e madhe e kampioneve është riaftësimi i Esienit.
Evertoni
Stadiumi: Goodison Park (40,157)
Trajneri: David Mojes
Titujt: 9 kampionate, 5 Kupa të Anglisë, 1 Kupë Kupash
Sezoni i kaluar: Vendi 8
Të ardhur: Muça (Legia), Bekford (Lids)
Të larguar: Peterlin (Plejmuth), Nesh (Stoke), Gësling (Njukasëll)
Prespektiva: Një merkato e qetë, pa shumë lëvizje, i shkon për shkak trajnerit David Mojes. Në sezonin e kaluar ai humbi mbrojtësin Leskot, në minutat e fundit të merkatos, ndërsa sivjet rinovoi kontratën me Artetën dhe e ka përfocuar ekipin me talentin e ardhur nga Lidsi, Bekford. Golashënuesi më i mirë i kategorisë së tretë është basti më i madh i Mojesit, për një sezon ku Evertoni ka të ngjarë të trokasë edhe një herë në dyert e Europës.
Fulhemi
Stadiumi: Craven Cottage (25,700).
Trajneri: Mark Hjuxhs
Titujt: S’ka
Sezoni i kaluar: Vendi 12.
Të ardhur: Senderos (Arsenal)
Të larguar: Smajling (Man.Utd), Baçtmen (Këln)
Prespektiva: Trajneri i ri Mark Hjuxhs ka detyrën e vështirë të zëvendësojë Roi Hogson, i cili u largua te Liverpuli, pasi i dhuroi Fulhemit dy sezonet më të mira të historisë së tij, ku përfshihet edhe arritja deri në finalen e Ligës së Europës. Senderos është marrë për të zëvendësuar Smajlingun, por mbrojtësi zviceran është dëmtuar dhe do të jetë i gatshëm vetëm në fund të vitit. Objektivi i Fulhemit do të jetë qëndrimi në Premier Ligë.
Liverpuli
Stadiumi: Anfield (45,362)
Trajneri: Roi Hodgson
Titujt: 18 kampionate, 7 Kupa Anglie, 6 Kupa të Ligës, 5 Liga Kampionesh, 3 Kupa UEFA, 3 Superkupa të Europës
Sezoni i kaluar: Vendi 7
Të ardhur: Uilson (Rejnxhërs), Xho Kol (Çelsi), Jovanoviç (Standard), Poulsen (Juventus)
Të larguar: Degen (Shtutgart), Riera (Olimpiakos), Benajun (Çelsi) San Hoze (Bilbao)
Prespektiva: Ardhja e Roi Hodgsonit ishte “ilaçi” i duhur për të mos shpërbërë ekipin pas largimit të trajnerit Benitez për te Interi. Xherrard dhe Torres vendosën të qëndrojë dhe Maskerano është i vetmi që mund të largohet nga “yjet”. Kol, arma shtesë.
http://www.sportishqiptar.com.al/premier-lige-2010-2011-nga-arsenali-te-volverhemptoni-skaneri-i-skuadrave-pjesemarrese/