TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti ka deshmuar per rreth tre ore në Prokurorinë e Përgjithshme. Prifti është thirrur përsëri lidhur me hetimin që ka nisur për video-përgjimin, mes tij dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, bërë ndërkohë që Prifti ishte në krye të institucionit.
Pasi ka lene Prokurorine, Prifti ka deklaruar per mediat se ishte thirrur nga dy prokurore per te dhene te tjere detaje rreth videos ne fjale. “Nuk pata nje konfirmim zyrtar, po nga sa kuptova prokuroria nuk ka asnje dyshim per origjinalitetin e videos”- ka thene Prifti, pa dhene shume sqarime.
Ai beri medije, se thirrja e tij ne Prokurori vinte pas nje deshmie vullnetare qe kishte bere kreu i LSI-se, Ilir Meta pak kohe me pare, gjithnje lidhur me kete filmim. “Dhashe te tjera detaje dhe fakte te reja, lidhur me video-pergjimin, por nuk mund te tregoj asgje per shkak te sekretit te hetimit”- tha ai.
Pas nisjes së hetimit nga Prokuroria, Prifti u paraqit për të dorëzuar kasetën origjinale dhe u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar për hetimet, ndërkohë që akuzoi se ka të tjera materiale që fajësojnë Metën për afera korruptive. Ndërkohë, që Meta e ka cilësuar që në krye të herës një video-montazh, pjellë të krimit e mafies, duke akuzuar për këtë kreun e PS-së, Edi Rama.