Home Aktualitet Procedura e re e aplikimit per vize ne SHBA

Procedura e re e aplikimit per vize ne SHBA

415
1

Ambasada e SHBA-se ne Tirane njoftoi se ndryshon procedura e aplikimit per vize jo emigruese ne Amerike.
Permes nje njoftimi ambasada e SHBA, sqaron se per kete kategori vizash do te kete procedure te re aplikmi pas dates 21 dhjetor.

“Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndërprerja e shërbimeve. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalish për një intervistë. Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit; kërkesat standarde për kualifikimin për vizë jo-emigruese do të mbeten të njëjta”- thuhet ne njoftim.

1 COMMENT

Comments are closed.