Home Aktualitet Programi i 100 vjetorit te Pavaresise ne Tirane

Programi i 100 vjetorit te Pavaresise ne Tirane

431
0

Bashkia e Tiranës ka bërë publike programin me aktivitet që do të organizohen në  kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Aktivitetet per 100 vjetorin do të zgjasin tre ditë duke filluar nga data 26 nëntor e deri në datën 28 nëntor 2012.

Datë 26 Nëntor:
11:00 Ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë –Inaugurimi i Mozaikut të Flamurit
11:30 Nisja e panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana”

(trotuari përpara Galerisë Kombëtare të Arteve)
12:00 Koncert me grupe rock

(rruga “Murat Toptani”)Unit Band; Xhejn Kumria; The Room; Marsela Çibukaj; Grupi Na; Burn; Renis Gjoka Band
17:00 Ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës)
18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB)
20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap(rruga “Murat Toptani”)

Big Basta; Lazy feat Elia; Bimm-Bima; Egen Nr; Noizy; Tuna; Mc Kresha; Lyrical Son; Lavda; Dafina Zeqiri

Datë 27 Nëntor:
10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”
10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)
11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)
20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”)
Renis Gjoka; Kamela & Top Shoë Band; Valon Shehu; Grupi Na; Grifshat; Vedat Ademi

Data 28 nëntor:
Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00
Rruga “Murat Toptani”:
– Panairi “Blej produkte shqiptare”
– Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda; Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj
– Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:
– Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
– Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)
– Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
– Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
– Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
– Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:
– Performancë e Cirkut
Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):
– Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”:
* Foto point me personazhe historike
* Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra
Sheshi “Skënderbej”:
* Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
* Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar