Programet Festive ne Televizionin Top Channel
Top Channel do të sjell edicionet festive të programeve ditore, si ‘Fiks Fare’, ‘Select’, e ‘Pasdite në Top-Channel’. Programi kryesor i mbrëmjes së fundit të vitit do të jetë ‘Terminali Top Channel’ që do të zgjat më shumë se 5 orë.
Natën e parë të vitit 2013 shfaqet edicioni special i spektaklit ‘Dua Vendin Tim’, ndërsa në natën e dytë në program është edicioni festiv i kuizit ‘Kape Kohen VIP’.
Gjithashtu në program do të ketë filma artistik si ‘Sunshine Cleaning’, ‘My Life in Ruins’, e ‘The Merry Gentleman’. S’do të mungojnë as programet tradicionale të fundvitit si festivali i cirkut në Monte Karlo, Bota e Magjisë, e MTV – Video Music Awards.
TV KLAN
Programet Festive ne Televizionin KLAN
100 vjet muzikë është programi qendror në Klan TV për këtë fundvit. Për herë të parë, Klan TV do të transmetoj një pjesë të programit edhe në cilësinë HD. Pos 100 vjet muzikë, edicione festive do të kenë edhe programet tjera të këtij kanali, si Takimi i Pasdites, e Aldo Morning Show.
Në mesin e filmave që do të transmetohen janë tri vazhdimet e ‘Kumbara’ (The Godfather), Saving Private Ryan, dhe filmi turk Shamikuqja mbi të cilin ishte bazuar seriali turk i transmetuar në Klan në pjesën e parë të vitit që po lëmë pas.
Do të shfaqen edhe spektaklet më të mëdha të vitit si Oskar, American Music Awards, Miss & Mister Albania, Kënga Magjike, e Grammy Awards.
Vizion PLUS
Mbremja festive e Vitit te ri ne VIZION PLUS
Mbrëmja e fundit e vitit në Vizion Plus si zakonisht rezervohet për djemtë e 2XL. Vitet e kaluara kanë pasur të ftuarit të cilëve u kanë kënduar për shumë gjatë, megjithatë nuk i është kënduar askujt më shumë se kryeministrit Sali Berisha. Nuk është bërë zyrtare prania apo mospania e tij në edicionin e fundit, megjithatë nëpër mediume janë paraqitur fotografit të 2XL si mysafirë në rezidencën e kryeministrit.
Sidoqoftë, të hënën do të ketë edicione festive të programeve të njohura të Vizion Plus, përfshirë Bypass Festiv dhe Show 31. Të martën në mbrëmje vjen edicioni festiv i A Show dhe Al Pazar, ndërsa të mërkurën në mbrëmje shfaqet Sofra Tiranase.
Vijnë edhe tituj të njohur të filmave amerikan si Harry Potter, Happy Feet, Madagascar, Forrest Gump, Meet The Fockers.