Prokuroria, ndihme nga SHBA

Prokuroria shqiptare i kërkoi sot SHBA që të mbështesë hetimet mbi ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Prokurorja Ina Rama njoftoi se i ka drejtuar ambasadës amerikane këtë kërkesë me besimin se përgjigja do të jetë pozitive. Në konferencën e prokurores foli edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili u bëri thirrje partive që të shtyjnë ose anullojnë tubimet që kanë lajmëruar për të premten dhe të shtunën.

Comments are closed.