Home Aktualitet Protesta me 18 shkurt nga opozita

Protesta me 18 shkurt nga opozita

419
0



Partia Socialiste rikthehet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një demostratë kundër mazhorancës dhe qeverisjes që ajo po i bën vendit.

Në orën 16.00 opozitarët do të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të demostruar kundër kryeministrit Sali Berisha dhe drejtimit që ai po i bën vendit. Partia Socialiste ka bërë të ditur se ndryshe nga dy herët e shkuara në këtë demostratë do të vendoset podium dhe do të ketë fjalime të drejtuesve socialiste dhe të përfaqësuesve të opozitës së bashkuar.

Organizatorët kanë paralajmëruar këtë demostratë si nisjen e një vale të re përmes së cilave kërkesa e vetme ndaj kryeministrit Sali Berisha do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët që do të mbështesin këtë demostratë do të mblidhen nga të gjithë qytetet e vendit dhe nga pika të caktuara në kryqytet do të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tek stacioni i Trenit do të grumbullohen njësitë bashkiake 8 dhe 9, por edhe qytetarë e ardhur nga zonat veriore të vendit, të cilët në orën 13 e 30 do të nisin marshimin drejt bulevardit. Tek “Zogu i Zi” do të grumbullohen banorët e njësisë 11, por edhe qytetarët e ardhur nga Vora, Durrësi, Fushë Kruja ku përmes rrugës së Durrësit do të dalin në sheshin “Skënderbej” drejt bulevardit.

Tek stadiumi “Dinamo” do ketë disa grumbullime të njësinvë bashkiake 5 e 7 si dhe qytetarëve që do mbërrijnë nga jugu i vendit. Tek Fakulteti Filologjik do të mblidhen njësitë 1 e 2 dhe demostruesit që do të vijnë nga qytetit i Elbasanit.

Në protestë do të ketë 8 fjalime nga qytetarë të thjeshtë dhe familjarë të viktimave të 21 janarit ndërsa kryesocialisti Rama do të mbajë një fjalim në fund të demonstratës.

JA itinerari qe do te ndiqet nga opozita
Partia Socialiste ka publikuar intinerarin që do të ndiqet gjatë demonstratës së sotme në bulevardin e “Dëshmorët e kombit”.

Sipas PS-së grumbullimi i demonstruesve do të nisë në orën 15:30 në katër pika qëndrore që janë “Zogu i Zi”, për të marshuar më pas në rrugën ” Mine Peza”, stacioni i trenit, për të marshuar më pas në bulevardin ” Zogu I”, para Fakultetit Filologjik, për të marshuar më pas në rrugën e Elbasanit dhe pranë 21 dhjetorit, për të marshuar më pas drejt rrugës së Kavajës.

Këto marshime do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit”. Pika e përfundimit të marshimit do të jetë para kryeministrisë, ku do të mbahen dhe fjalimet përkatëse. Fjalimi përmbyllës do të jetë i kryetarit të PS, Edi Rama, në emër të Opozitës së Bashkuar.