
Provën e dytë të maturës e japin sot 49 mijë maturantë. Testimi për lëndën e Matematikës do të nisë në orën 10:00 në të gjitha shkollat. Çelësi i përgjigjeve pritet të publikohet pasdite.
Sipas rregullores së Maturës, nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende, si dhe leximi i rregullave për kandidatët. Procesi i identifikimit të çdo maturanti gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Provimi i Matematikës do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Do të përmbajë 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke u përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë tri herë më të lartë. Maturanti përjashtohet nga provimi në rast se nuk është i pajisur me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet. I njëjti penalizim vlen edhe kur kandidati bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit, merr ose jep kopje, apo komunikon me nxënës të tjerë. Ndalohen gjithashtu edhe komentet lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit. Rezultatet nuk njihen nëse kandidati mban me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
Ketu posht keni nje file nga MASH me pergjigjet e provimit te matematikes 2012
Matura Shtetërore 2012 Matematika, Testet dhe Zgjidhja
Notat e matematikes Matura shteterore 2012
ku jan notat??
me duket se dalin neser
Comments are closed.