Shqiperia ende nuk ka arritur qe te tërheqë vëmendjen e investitorëve serioze dhe kete fakt e tregojnë edhe shifrat e investimeve te huaja. Te dhenat flasin per nje nivel te ulet, krahasor me rajonin. Kompanitë qe merren me marketing tregojnë se kush është pika me e dobët e Shqipërisë ne këtë drejtim. Kryetari i Dhomës Britanike te Biznesit, Zenel Hoxha thotë se Shqipërisë i mungojnë standardet europiane te te berit biznes, dhe kjo eshte arseja pse ne Shqipëri ka pak investitor anglez. Edhe pse Shqipëria ka disa avantazhe krahasuar me vendet e rajonit, siç është krahu i lire i punës, taksat e ulëta, apo burime ende te pashfrytëzuara, serish Shqipëria nuk ka mundur te joshe investitorët. Eksperte thonë se kjo vjen edhe si pasoje e mungesës se nje sektori strategjik. Pavarësisht krizës qe përfshiu nje pjese te mire te vendeve arabe, apo edhe kriza ekonomike e vendeve fqinje si Itali dhe Greqi, Shqipëria nuk është bere e preferuara e investitorëve. Investimet me te mëdha kane qen ne formën e privatizimeve. Qeverise se re i duhet tashme te gjeje rrugët për rritjen e investimeve te huaja direkte, pasi koha e privatizimeve strategjike, mbaroi.