Home Aktualitet Qëlloi me çadër 18 vjeçaren në demonstratën e 21 janarit, pranga të...

Qëlloi me çadër 18 vjeçaren në demonstratën e 21 janarit, pranga të dyshuarit

249
0

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas që akuzohet se ka qëlluar me çadër 18 vjecaren Bekime Rexha gjatë demonstratës së 21 janarit. Lajmi jepet nga policia, e cila sqaron se identifikimi i autorit të dyshuar, Albert Perleka është bërë pas verifikimi i kasetave filmike, që xhiruan gjatë demonstratës.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Durrësit, ndërkohë që Bekimja fill pas kësaj pati një vizitë surprizë për ditëlindje nga i pari i qeverisë.

Kryeministri Berisha së bashku me zonjën e tij, vizituan Bekimen dhe u bënë edhe një dhuratë me rastin e ditëlindjes, ditë në të cilën Berisha përsëriti vendosmërinë për nxjerrjen para ligjit të përgjegjësve për 21 janarin.