Home Lajme Sport Ranieri largohet në fund të sezonit

Ranieri largohet në fund të sezonit

165
0

Klaudio Ranieri ikën në qershor nga Roma. Destinacioni nuk dihet ende, por me shumë mundësi, Liverpuli do të jetë shtëpia e tij e ardhshme. Vetë trajneri e ka pranuar preferencën që ka për një klub të madh si të kuqtë, duke u shprehur i nderuar për thashethemet e merkatos, sipas të cilave ai është një nga pretendentët për të marrë drejtimin e pankinës angleze. “Duke qenë një trajner ndërkombëtar, jam shumë i kënaqur që Liverpuli po mendon për mua, madje mund të them me plot bindje se jam i nderuar për këtë gjë. Megjithatë, aktualisht unë jam trajneri i Romës dhe deri në momentin që do vazhdoj të jem i tillë”, ka thënë ai.