Avdyl Loshaj, një nga personat që u rrëmbye nga SHIK-u në vitin 1995, por që arriti të mbijetojë, ka rrëfyer për herë të parë pas 16 vjetësh në lidhje me zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, burime të së cilës bëjnë të ditur se i mbijetuari i torturave të SHIK-ut në vitin 1995 është marrë në pyetje nga auroritetet e drejtësisë kosovare.