Prishtinë, 13 Dhjetor 2010 – Fondacioni
Gani Bobi është duke publikuar në këto çaste, rezultatet e exit-poll që ka realizuar gjatë ditës së djele në territorin e Republikës së Kosovës në qendrat e votimit ku u votua për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Publikimin e të dhënave të sondazhit e bëri
drejtuesi i Institutit për Studime Humanistike, Gani Bobi, Shkëlzen Maliqi
Sipas të dhënave të këtij sondazhi rezulton me
fitore të ngushtë PDK e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me 31 për qind të
votave.
Menjëherë pas tij renditet LDK e drejtuar nga Isa Mustafa, me 6 për qind më
pak ose 25 për qind se PDK dhe më tej vijojnë Lëvizja Vetëvendosje me 16 për
qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12.5 për qind.
Në këtë sondazh janë anketuar në të gjithë vendin 2200 vetë dhe marzhi i gabimit sipas fondacionit, është 2 deri në 3 përqind.
Në zgjedhje ishin thirrur për të votuar një milion e gjashtëqind mijë shtetas të Republikës së Kosovës. Paraprakisht, pjesëmarrja rezulton te jetë jo më shumë se 40 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës – 31 për qind të
votave
Lidhja Demokratike e Kosovës – 25 për qind
Vetëvendosja – 16 për qind
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 12.5 për qind
Aleanca Kosova e Re – 6.5 për qind
Fryma e Re – 4.5 për qind
Lidhja Demokratike e Dardanisë – 2.5 për qind
Partitë tjera – 2 për qind
edhe ky link mund tju interesoje
https://peqini.com/zgjedhjet-ne-kosove-rezultatet-video/