Aleanca mes Shqipërisë dhe Kinës duket se do të rikthehet sërish fuqishëm pas shumë dekadash.
Shqipëria ishte aleati i vetëm evropian i Kinës në vitin 1960 dhe në fillimet e ’70-ës. Shteti i vogël i Ballkanit, me më pak se 3 milionë banorë, po shfaqet në radarët e politikës dhe ekonomisë kineze përsëri dhe zhvilluesit e pronës janë duke shpresuar se kjo mund të çojë në një rritje të investimeve kineze në sektorin e tyre.
“South China Morning Post” shkruante se ka zëra se Shqipëria duke u bërë një qendër e tregtisë së lirë për kompanitë kineze, do t’i jepte atyre një pikëmbështetje në Bashkimin Evropian nëse arrihet kërkesa e shtetit ballkanik për anëtarësimin në organizatë.
Depozitat e naftës në vend janë një tërheqje e shtuar për Kinën. Në gusht, zëvendës/president i Kinës Li Keqiang foli për forcimin e tregtisë dhe lidhjet e investimeve me vendin e vogël ballkanik.
Interesi zyrtar kinez në tregun e pronës në Shqipëri është në rritje. Verën e kaluar, ambasadori kinez në Shqipëri vizitoi Resortin e Gjirit të Lalzit në brigjet e Adriatikut, ku zhvilluesi Strabag është duke ndërtuar deri në 800 shtëpi pushimi.
Interesi zyrtar ngadalë është kthyer në investime private. Dy apartamente në gjirin e Lalzit janë blerë nga emigrantë me bazë Pekinin perëndimor, të cilët planifikojnë që të pushojnë atje kur faza e parë e skemës të përfundojë në vitin 2014. Zhvilluesi do të nisë njësitë vendpushim për investitorët kinezë në vitin 2013, me çmimet për njësi me pamje nga deti duke filluar në 99.000 €.
Mediat në Pekin e shohin me interes mundësinë për disa investitorëve kinezë edhe propozimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë nënshtetësi të huajve që investojnë të paktën 100.000 € në Shqipëri. Blerja e një shtëpie do të jetë një rrugë e lehtë për marrjen e shtetësisë kështu që ndërtuesit kinezë po emocionohen me idenë.
Por Pekini është i ndërgjegjshëm se disa shqiptarë janë të shqetësuar se plani për shtetësinë mund të shfrytëzohet nga kriminelët e huaj që janë në kërkim. Megjithatë, edhe në qoftë se plani i shtetësisë mënjanohet, Pekini mendon se është e qartë se tregu i pronës në Shqipëri dhe ekonomia janë gjerësisht të hapura për biznes dhe Tirana zyrtare dëshiron që investitorët kinezë të bëhet pjesë e saj.
Madje pak kohë më parë kryeministri Berisha ftoi që gjuha kineze të mësohet si gjuhë e dytë në shkollat e vendit.