Home Peqini Rindërtohen” sahatet e Shqipërisë

Rindërtohen” sahatet e Shqipërisë

331
0

Matësit e kohës kanë një histori të tyren. Sot përfaqësojnë edhe vlera të trashëgimisë kulturore. Ish-specialist i Institutit të Monumenteve të Kulturës, prej disa muajsh në pension, Sulejman Dashi vazhdon të punojë për projektin e miratuar më parë për ngritjen e muzeut të sahateve. Thuajse ka realizuar maketet e të gjitha sahateve që sot vazhdojnë të ekzistojnë ende në Shqipëri. I ulur përballë një tavoline të vogël, mbushur rrëmujshëm me mjete rrethanore që e ndihmojnë të krijojë një kolonë, një dritare, një parmak a një të çarë, Sulejman Dashi punon me detajet e fundit të ndërtesës së Sahatit të Vlorës. Maketet e sahateve të Elbasanit, Peqinit, Kavajës, Beratit, Korçës, Shkodrës, Krujës dhe Prezës janë rreshtuar në gjatësinë e murit.