Roi Hodgson: Na duhet një sulmues

Liverpul

Trajneri i Liverpulit, Roi Hodgson, nuk ka hequr dorë nga blerja e një tjetër sulmuesi para se të mbyllet merkatoja verore, që ka si afat të fundit ditën e sotme. Por sulmuesi kryesor i Liverpulit, Torres, megjithatë po tregon shenja përmirësimi dhe kthimi në formë. Fernando Torres shënoi golin e tij të 41-të me Liverpulin në Premier Ligë në “Anfield” dhe të 50-tin në të gjitha kompeticionet në këtë stadium, kundër Uest Bromit të mbetur me 10 lojtarë të dielën.

Torres do të jetë titullar kur të jetë në formë të mirë fizike, por ai duhet të bëjë shumë që të bëjë një sezon të mirë këtë vit. Problemet e shumta fizike që pati vjet, përfshirë një operacion në gju në janar dhe një në prill, bënë që ai të humbte sezonin dhe Liverpuli e mbylli kampionatin në vend të shtatë. Kjo është arsyeja që Hodgson kërkon të blejë një sulmues të mirë që të mbulojë Torresin në rast dëmtimi.

Trajneri 62 vjeçar ka hedhur poshtë zërat se suedezi i PSV Eindovenit, sulmuesi Ola Toivonen, mund të transferohet në Liverpul, por nuk ka mohuar se ka interes për Karlton Kol të Uest Hemit. Hodgson ka pohuar se është në kërkim të një sulmuesi, por Toivonen nuk është lojtari i premtuar. “Ne duam të shtojmë një lojtar. Ne duam të marrim një sulmues, por e kemi thënë prej kohësh se nuk duam një lojtar të rëndomtë. Ne ende nuk e kemi gjetur këtë lojtar dhe koha po na mbaron. Toivonen është lojtar i mirë, por jo ai që po kërkoj unë.”



http://www.sportishqiptar.com.al/roi-hodgson-na-duhet-nje-sulmues/

Comments are closed.