Italia në panik nga alarmet për pako bomba, të dërguara në Ambasadat e huaja në Romë. Gjatë pasdites, në alarm është vënë edhe Ambasada Shqiptare, pas një pakoje të dyshimtë të mbërritur me postën e përditshme në ambientet e Ambasadës, në rrugën Asmara në Romë.