Hija e rëndë, e ish- burrave të pushtetshëm, është çjerrur nga rrëfimi i grave, që ata përdorën në shtrat për të kënaqur veset e tyre. Ato e kanë treguar të vërtetën në ditare, në intervista, në libra
Del qartë në ato rrëfime se ish- diktatorët e shek XX, janë çmitizuar nën këmbët e këtyre grave. Del qartë në ato rrëfime se ish- burrat e gjithëpushtetshëm, ish- burrat më të dhunshëm të kohës, veç shpirtit të dhunës, kishin dhe diçka tjetër të përbashkët, perversitetin. Në marrëdhëniet me gratë ata ishin të çuditshëm, kompleksivë, të shthurur, të dhunshëm, xhelozë e perversë. Ata kanë pasur lidhje me femra 20 vjet më të reja. Ata kanë pasur fëmijë të jashligjshëm, përveç martesave dhe bashkëjetesave. Disa prej tyre janë burgosur për përdhunime e jo për arsye politike (siç e kanë justifikuar veten ata).
Gratë (dhe të dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviçit, Hitlerit e Musolinit kanë ndihmuar me rrëfimet e tyre historianët, biografët që të ndërtojnë historinë e vërtetë të jetës intime të diktatorëve të shek XX. Brenda kësaj historie tregohet se Lenini jetoi për më shumë se një dekadë, në shtëpi me bashkëshorten dhe të dashurën e tij. E detyroi gruan të bëhej shërbëtorja e të dashurës së tij. Stalini kishte një kompleks të madh për pamjen e tij të shëmtuar. Këtë e kompensonte me këngëtaret e operës së Moskës të cilat ia çonte në shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me një dhunë çnjerëzore.Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeçare, të virgjëra të cilat i mblidhnin anekënd Kinës për t’ia çuar atij në shtrat. Sepse vetëm kështu ai mund “të luftonte” pleqërinë që i avitej gjithnjë e më shumë. Musolini s’është gjë tjetër brenda kësaj historie, veçse një manjak që seleksionin femrat. Ndërsa Hitleri ka rreth vetes ende shumë mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior për disa veçori fizike.
Të gjitha këto dëshmi grash, që zbulojnë lakuriqësinë e diktatorëve janë mbledhur nga Rajna Kovaçi në librin “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Është ky një libër që ka dalë së fundmi nga shtëpia botuese “Ora”. Për të realizuar këtë libër Rajana Kovaçi ka gërmuar në literaturën e gjërë botërore për të marrë gjithë ç’i nevojitej për të treguar pakëz jetë intime për këta burra, edhe në shqip. Gjithçka që nis nga fëmijëria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindër të shthurur, të divorcuar, të dhunshëm…rrëfehet ndër faqet e këtij libri.
Stalini, me dy gra në një shtëpi
E quanin të degjeneruar, të pështirë, tinzar dhe impotent. Bashkëkohësit tregojnë se në rininë e tij ai ishte i infektuar nga sëmundja e sifilizit. Gruaja legjitime e Leninit ishte Nadezhda Krupskaja. Veç saj në jetën e tij ka ekzistuar dhe Inesa Armand, një dashuri shumë e zjarrtë e Leninit. Inesa, Lenini dhe Krupskaja jetonin nën një strehë, të tre së bashku. Inesa u bë sekretarja e Leninit, përkthyesja e tij dhe zonja e shtëpisë. Për shumë kohë Lenini u mundua ta mbante të fshehtë dashurinë e tij me Inesën. Në fillim dhe Krupskaja nuk kishte kuptuar gjë, e mendonte Inesën si ortaken më të besuar revulocionare të të shoqit. Të tre së bashku, ata bashkëjetuan pesë vjet me radhë. Më pas Krupskaja do ta mësonte dashurinë e tyre përmes një letre që ia gjeti Leninit në xhep. I propozoi të shoqit divorcin pas kësaj, por ai nuk pranoi. Treshja nuk u nda derisa Inesa vdiq. Më vonë vdiq dhe Lenini. Krupskaja pleqëroi e vetme.
Tito dhe “haremi” i tij
Dashuria e parë e Titos ka qenë një vajzë çeke që quhej Marusha Novakova të cilën e braktisi sa hap e mbyll sytë. Pas kësaj Titon e burgosën në burgun e Novi Sadit. Atëherë u tha se e burgosën për propagandë kundër luftës. Më pas u zbulua e vërteta. Titon e burgosën se përdhunoi një vajzë fshatare serbe. Gruaja e parë me të cilën Tito u martua quhej Pellagija Bellousova dhe gëzuan një djalë nga kjo lidhje. Në fund të viteve 30, u martua sërish me çifuten Harta Has. Këtë çifute e burgosën gjatë fushatës së nazistëve ndaj çifituvë. Për Titon kjo nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Gjatë kësaj kohe ai shoqërohej me tre shoqe luftëtare. Pas mbarimit të luftës i ofruan titos një grua serioze, jovankën, për t’i vënë kështu fre degjenerimit të tij. Jovanka mbeti gruaja e tij e ligjshme. Por në të fshehtat e tij ka pasur dhe shumë gra të tjeta. Biografët thonë se një herë Tito ra në dashuri me një këngëtare e nisi dilte hapur me të. Pas saj, pati ndër krah dhe shumë artiste të tjera. I kishte shumë përzemër artistet. Thuhet se ka pasur letërshkëmbime dhe me Elizabet Tejlor dhe me Sofia Loren. Tito ka pasur zyrtarisht katër gra. U martua me të parën dhe të fundit dhe pati marrëdhënie bashkëjetese me të dytën dhe të tretën. Të gjitha gratë e tij kanë qenë shumë më të reja se ai dhe teper të bukura.
Stalini dhe gratë e dhunuara prej tij
I ka vënë femrat nën zgjedhën e tij me mënyrat më mizore. Përjashtim në këtë ka bërë vetëm gruaja e tij e parë Ekaterina Seminova Svanizhe. Që në fillim të verimtarisë së tij revolucionare, Stalini u detyrua të largohej nga një bazë ku strehohej sepse fshatari e kuptoi se Stalini ishte i dashuri i gruas së tij dhe se i kishte përdhunuar motrën e tij 14- vjeçare. Më pas Stalini i martua me fshataren Keke. Pas vdekjes së saj, Stalini u martua me Nadezhda Aliluevën e cila ishte 22 vjet më e re se ai. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe Nadezhda do të vriste veten sepse nuk mund të duronte dot sjelljen e egër të të shoqit. Stalini e shpalli atë “Tradhtare të popullit”. Gjatë kohës kur ajo ishte ende gjallë, Stalini ka pasur dhe lidhje të tjera. Me Roza Kaganoviç, pastaj me Evgenia Aleksandrovnan (kjo ishte gruaja e kunatit të Stalinit,vëllatit të Nadjezhdës). U vel shpjet edhe me shtratin e kunatës dhe nis një lidhje të re me Valentina Vasiljevna. Më 1924 Stalini i takua me mexosopranon Vera Aleksandra Davidovan me të cilën pati 19 vjet lidhje të ngushta intime. I shoqi i Verës e kuptoi këtë lidhje por kurrë nuk guxoi të hapte gojë. Vera ishte vetëm 22 vjeç kur shkoi për herë të parë në dhomën e tij, kur u ul për herë të parë e detyruar në kolltukun e tij. Nuk kishte pasur fuqi të luftonte. Kërkesën e saj që të largohej, ai nuk e kishte marrë fare parasysh. Kohë më pas ajo do rrëfente neverinë që kishte ndier përballë asaj bishe të egër me damarë të kuq të eksituar nga prania e një gruaje. Gjatë kësaj kohe ai frekuentonte shumë gra të tjera. Ndodhi që Nazja, gruaja e kryetarit të komitetit të Abakazis, i bëri shumë përshtypje Stalinit. Por ajo nuk iu përgjigj provokimeve të tij. Stalini u hakmorr për këtë. I vrau të shoqin dhe atë e torturoi në burg. Vera e dinte shumë mirë se Stalini shkonte dhe me shumë artiste të tjera, me balerinën Ollga Lepeshinskaja e cila pati një fund të tmerrshëm, me Valeria Barsova, Valeçka, Roza Kaganoviç etj. Në çastet e fundit të jetës Stalini kishte urdhëruar që ta përdhunonin të dashurën e tij Vera me të cilën kishte kaluar plot 19 vjet. Pas vdekjes së tij Vera do të pohonte se kishte qenë e deturar të bënte një jetë të dyfishtë:spektaklet, provat dhe dashurinë histerike të Stalinit
Mao Ce Duni, vampiri i virgjëreshave të njoma
Kur ishte fare i ri, Mao Ce Duni ishte i ndrojtur, i mbyllur në vetvete dhe kompleks ndoshta nga pamja e tij e shëmtuar. Pastaj kur u rrit i ati vendoi ta martojë me një vajzë fshatare. Thonë se aq i ndorojtur ishte Mao, sa në natën e parë të martesës nuk i është afruar fare nuses së tij. Kohë më pas, nga fundi i jetës së tij, në kompensim të këtij fakti ai do të kërkonte që t’i sillnin për çdo natë në dhomë nga një vajzë të re e të virgjër. Tre gra të ligjshme pati në jetën e tij Mao Ce Duni. Të parës i prenë kokën sepse ajo nuk pranoi ta mohonte burrin e saj. E dyta nuk e përballoi dot kohën e terrorit të tmerrshëm komunist kundër intelektualëve dhe u çmend. Ndërsa të tretën e mbajtën të burgosur deri në fund të jetës së saj. Mao, për të mbushur mbrëmjet e veta pëlqente më shumë lojërat e dashurisë me të dashura të zgjedhura me kujdes sesa me të shoqen e ligjshme. Kërkonte të çvirgjëronte vajzat e vogla sepse kështu mendonte se do të luftonte plakjen e tij. Ishte ky një fiksim që i ishte shkaktuar nga një legjendë e vjetër kineze.
Hitleri…homoseksual apo pasiv!?
Që në rininë tij ka shfaqur interes ndaj grave. Por ishte shumë i ndrojtur përballë tyre ndaj dhe nuk i pëlqentë shumë shoqëria me to. Një qëndrim i tillë krijoi shumë hamendje. E në fund biografët dolën në përfundimin se Hitleri nuk ishte as homoseksual, as biseksual por ishte pasiv.
E dashura e parë e madhe e Hitlerit ishte mbesa e tij Gili, e cila ishte 20 vjet më e vogël se ai. Xhelozia e madhe e Hitlerit ndaj saj e çoi vajzën në vetëvrasje. Hitleri e përjetoi keq këtë ngjarje. Në jetën e tij vetëm katër gra kanë pasur lidhje serioze me të. Dy prej tyre janë të njohura për publikun, Leni Riefenshtal dhe Miss Midford, e treta ishte Gili Rojbal dhe e katërta Eva Braun. Një gjë është e saktë që Eva Braun është quajtur gruaja zyrtare dhe e vërtetë e diktatorit. Nga shënimet e Evës u mësua se Hitleri nuk zhvishej kurrë në sytë e saj, ndihej inferior për disa veçori fizike aq sa mendohet se shumicën e marrëdhënieve me femrat t’i keta pasur platonike për shkak të paaftësisë së tij. Nuk donte që gjymtimi i tij të merrej vesh nga të tjerët. Nuk donte të bëhej qesharak.
Lidhjet e vazhdueshme me femrat e tjera e detyruan Eva Braunin të tentonte vetëvrasjen sepse ai nuk të pranonte ndarjen me të. Kështu Eva Braun jetoi deri në fund pranë Hitlerit, deri në çastin kur u vetëvranë.
Musolini, koleksionisti i femrave
Ishte viti 1910 kur Musolini u martua me Rakelën. Kohë më pas u lidh me një grua tjetër, Ilda Dalser. Ai qe babai i fëmijës së saj të jashtëligjshëm. Shumë shpejt i braktisi dhe i la në mes të katër udhëve. Më vonë, për të mbyllur ndonjë skandal, e mbylli Ildën në një klinikë psiqike. Mikesha e tretë e Musolinit ishte Margarita Salfati. Kjo lidhje zgjati shumë dhe Margarita u quajt rivalja kryesore e bashkëshortes së Musolinit deri në kohën kur ai u dashura marrëzisht pas Klara Petaçit. Të dashurat e tij nuk kanë qenë të bukura, veç Klarës, dhe kjo gusto e Musolinit mbeti mister deri në fund. Në 1913 Musolini u dha pas Leda Rafanelit. Pastaj u dashurua me Romoldën, pastaj dhe me motrën e saj Renatën. Një lidhje serioze pati me Klara Petaçim. Kjo lidhje e acaroi në kulm bashkëshorten e tij Rakelën. Duçja e çoi deri në ekstrem cinizmin e tij duke u përpjekur t’i sajonte një të dashur gruas së tij që të mund të jetonte kështu i qetë me Klarën. E në fund në krahët e saj vdiq.
Por është vënë në dukje se ashtu si dhe me të tjerat, edhe me Klarën, Musolini shfaqi haptazi elemente sadizmi
Enver Hoxha ???
po enveri kishte, pse sna e keni treguar.
Comments are closed.