Bajerni këmbëngul për kompesim financiar nga Federata Holandeze
Presidenti i Bajernit të Mynihit, Karl-Hajnc Rumenige, ka kërkuar një dëmshpërblim nga Federata Holandeze e Futbollit, për dëmtimin e mesfushorit Arjen Roben. Roben mund të mungojë deri në muajin janar, si pasojë e një dëmtimi të pësuar me kombëtaren portokalli gjatë finaleve të Kupës së Botës 2010. Sipas Rumeniges, Federata Holandeze duhet të kompesojë Bajernin për mungesën e 26-vjeçarit.
“Unë mendoj se Federata Holandeze e Futbollit duhet të paguajë një dëmshpërblim të barabartë me kohën që lojtari do të qëndrojë i dëmtuar,” – tha Rumenige. Pastaj, Rumenige tha se klubet kanë vendosur t’i paraqisin UEFA=s një dosier me rregulla mbi dëmtimet e futbollistëve me ekipet kombëtare. “Nuk kërkohet vetëm dëmshpërblimi për dëmtime në veprimtari të mëdha. Edhe në rast se lojtari do të dëmtohet në miqësore, federata është e detyruar ta paguajë derisa të riaftësohet. Aktualisht po kontaktojmë me drejtuesit e UEFA-s, për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje.”
http://www.sportishqiptar.com.al/rumenige-kerkon-demshperblim-per-robenin/