Sa ndryshon karburanti i rrugës, me atë të Formulës 1?

Fernando Alonso ka testuar karburantin e Ferrarit “Shell V-Pover”, në të dyja versionet, për të kuptuar diferencën

 

Nga Ermal Godenca

 

Ferrari dhe partneri i kësaj kompanie që e furnizon me karburant, kompania “Shell”, kanë bërë një ekperiment javën e shkuar, që nuk ishte bërë ndonjëherë. Ata kanë provuar se si dhe ku ndryshon karburanti “Shell V-Power”, për makinat e rrugës që mund ta blejë çdokush, me atë që përdorin makinat e Ferrari të Formulës 1.

Sipas rregullores së FIA-s, karburanti i makinave të Formulës 1, duhet të ketë të njëjtët përbërës me karburantin që kompanitë hedhin në tregun e gjerë, por me disa ndërhyrje të vogla të përbërësve kimikë që shtojnë fuqinë motorrike të makinës.

Pra, edhe pse me fjalë ndërhyrja në formulën e karburatin duket një shpjegim i thjeshtë, nga specialistët e fushës, kjo ndërhyrje konsiderohet shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, rezultati i i ekperiementit të kryer, në të vërtetë ka qenë befasues për të gjithë.

Fernando Alonso e ka bërë këtë testim krahasues në pistën e Fioranos, me një makinë Ferrari të vitit 2009. Ai zhvilloi 4 xhiro me karburantin që përdor normalisht për gara, duke e ndaluar kronometrin në kohën më të shpejtë me 1’3”950.

Të njëjtën distancë, më pas ai e përshkoi me karburantin normal të makinave të rrugës dhe diferenca e kohës ishte vetëm 9 të dhjetat më e ngadaltë, pra rreth 1 sekondë. Ajo që vuri re piloti spanjoll ishte se fuqia e karburantit të makinave të rrugës ishte thuajse e njëjtë në xhirot maksimale dhe në shpejtësinë maksimale në pjesën e drejtë të rrugës.

“99% e elementëve kimikë të karburantit “Shell V-Power” për makinat e rrugës janë të njëjtë me karburantin e makinave të Formulës 1, – thotë Alonso. – Ndërkohë ka një lloj djegie më të shpejtë karburanti i makinave të rrugës. Kjo është me të vërtetë një surprizë.”

 

 

 

Sporti Shqiptar Online

Comments are closed.