SHBA: Wikileaks t’i kthejë arkivat sekrete

Pentagoni i kërkoi faqes informative të internetit Wikileaks “t’i kthejë menjëherë” mijëra dokumentet sekrete për Afganistanin që ka siguruar dhe t’i heqë ato prej saj, njoftoi zëdhënësi i saj Geoff Morrell.

“Departamenti i Mbrojtjes kërkon që Wikileaks t’i kthejë menjëherë qeverisë amerikane të gjitha dokumentet e marra drejtpërdrejt dhe në mënyrë të tërthortë nga baza të dhënash të

Departamentit të Mbrojtjes dhe t’i fshijë ato nga faqet, kompjuterët dhe arkivat e saj”, bëri të ditur ai në një konferencë shtypi.

“Publikimi nga Wikileaks i një numri të madh të dokumenteve tona i ka vënë tashmë në rrezik trupat tona, trupat aleate dhe qytetarët afganë që punojnë me ne dhe publikimi i informacioneve të tjera sekrete vetëm sa mund ta keqësojë situatën”, shtoi ai, ndërkohë që faqja e internetit njoftoi se parashikon të publikojë 15 000 dokumente të tjera.

Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar në vitin 2006 dhe e specializuar për zbulimin, ka publikuar tashmë përpara rreth 10 ditëve afro 92 000 arkiva sekrete që japin më tepër të dhëna rreth luftës në Afganistan, me të dhëna rreth viktimave civile dhe rreth lidhjeve të supozuara mes Pakistanit dhe rebelëve.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka sjellë kritika të ashpra nga Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe nga Presidenti afgan Hamid Karzai.

Comments are closed.