Home Lajme Sport Sheta dhe Dashi kalojnë te Teuta

Sheta dhe Dashi kalojnë te Teuta

228
0

Mbrojtësi Arjan Sheta dhe sulmuesi Alban Dashi janë dy të ardhurit më të fundit tek ekipi durrsak, gjë që e konfirmon vetë presidenti Hasanbelliu. Reparti i mbrojtjes nuk ishte kompletuar, kështu që presidenti i durrsakëve ka vendosur që të marrë aty një futbollist me përvojë si Sheta, që vjen nga Partizani, po ashtu si Dashi, i cili është sulmues dhe është vetëm 21 vjeç. “Na duhej një lojtar me përvojë në mbrojtje, ku kishim problemet kryesore, ndaj vendosëm që të afrojmë një futbollist me përvojë si Sheta, i cili edhe disa vite më parë ka qenë pjesë e Teutës. Po nga Partizani kemi marrë edhe sulmuesin e ri Dashi, që të forcojmë akoma sulmin, i cili tashmë do të ketë konkurrencë të madhe, për shkak të lojtarëve të shumtë që luajnë në këtë repart, gjë që do t’i shërbejë ekipit. Tashmë presim edhe argjentinasin tjetër për të kompletuar ekipin. Na pret një ndeshje e vështirë me Laçin që në fillim dhe djemtë duhet të japin maksimumin, pasi në fushën tonë nuk duhet të ketë gabime. Na duhet ta nisim me fitore, që do t’i shërbejë shumë edhe moralit të skuadrës,” – shprehet presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Te Teuta po stërvitet edhe Jozef Thana, por sipas Hasanbelliut, ai nuk do të jetë pjesë e Teutës këtë sezon dhe ndodhet me ekipin durrsak vetëm për t’u stërvitur. Ndërkaq, Lukas Maçado, argjentinasi i ardhur për provë te Teuta, do të lihet i lirë nga ana e klubit durrsak. Trajnerit Martini nuk i ka lënë mbresa loja e argjentinasit edhe gjatë këtyre ditëve stërvitje.

 



http://www.sportishqiptar.com.al/sheta-dhe-dashi-kalojne-te-teuta/