Shfrytëzimi i lumit Shkumbin pa kriter për inerte çon ujin drejt banesave

Shfrytëzim i barbar me qëllime biznesi mbi inertët e lumenjve të vendit po ndihet frikshëm në dimrin e 2012-ës mbi njerëzit dhe mjedisin.

Mësohet se shfrytëzimi ka bërë që ujërat e rrëmbyer të lumit Shkumbin t’i afrohen banesave të fshatit Jagodinë.

Banorët e këtij fshati thonë se tokat bujqësore prej kohësh janë nën ujë, kurse vetë ata tanimë ndihen në rrezik brenda banesave.

Situatë e ngjashme edhe me zona të tjera të banuara ose të mbjella afër lumenjve. Komuna e Gjergjanit ka bërë thirrje për ndërhyrje imediate për të ndalur firmat që shfrytëzojnë internet e lumit Shkumbin si dhe vendosjen e mburojave mbrojtëse.

Comments are closed.