Përmbytjet masive të dhjetorit, të cilat ishin të pesta brenda vitit në zonën fushore të Nënshkodrës, kanë dëmtuar, veç të tjerash, edhe fermat blegtorale të kësaj zone, të njohur në të gjithë Shqipërinë për prodhimet e tyre. Në këto momente, banorët e Nënshkodrës po apelojnë për më shumë ndihmë ushqimore për bagëtitë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në Komunën e Dajçit, ku Banka Intesa Sanpaolo, ju përgjigj apelit të fermerëve, duke i mbështetur me koncentrat për blegtorinë.