Pas Botërorit dhe pushimeve, mesfushori holandez rikthehet në Pinetinë: Të fitojmë Kupën e Italisë
Ndërsa Interi vrapon dhe luan me skuadra të ndryshme në SHBA, në Pinetinë ka rifilluar të stërvitet Uezli Shnejder. Holandezi ka filluar programin e përgatitjes për sezonin e ri zikaltër pas pushimeve post-Botëror dhe muajit të mjaltit në Spanjë pas martesës. Mesfushori zhvilloi ushtrime aerobike me një intensitet të ulët të shoqëruar nga një punë për fuqizimin e muskulaturës.
Shnejderi është dukur menjëherë optimist: “Do të përballemi me Romën në Superkupë, duke kërkuar të fitojmë menjëherë trofeun, -tha Shenjderi. – Në të vërtet, 2010-ta ishte një vit fantastik për mua dhe të gjithë Interin. Një vit që shpresojmë të mbyllet
në mënyrën më të mirë me shumë suksese deri në Kupën Interkontinentale”. Pas Botërorit dhe pushimeve verore jam vërtet i lumtur që u ktheva në Milano”. Shnejder synon të zbresë në fushë pikërisht më 21 gusht në mbrëmje në “San Siro” kundër verdhekuqve për trofeun e parë sezonal
.
MILITO-ETO NUK MJAFTOJNË – Ndërkohë Interi ka barazuar 2-2 ndaj Dallasit në turneun që po zhvillon në Amerikë, në ndeshjen e tretë miqësore. Rezultati është zhbllokuar nga Milito në minutën e 24-t, pastaj në të 41-in vjen barazimi me Xhon. Në fillim të pjesës së dytë Interi zëvendëson shtatë futbollistë dhe Eto i rikthen në epërsi zikaltrit në minutën e 63-të, por ndeshja u mbyll nga një 11-metërsh i realizuar nga Ferreira i Dallasit në të 75-ën. Edhe në këtë ndeshje mungoi sërish Mario Baloteli.
“SKUADRA ISHTE E LODHUR” – Rafa Benitez në konferencën për shtyp pas barazimit 2-2 kundër Dallasit, deklaron: “Ishte një ndeshje e bukur, e dinim që skuadra jonë ishte pak e lodhur, që do të haste vështirësi, por kjo ishte e gjitha e parashikuar në programin tonë, ndaj nuk jemi të befasuar”. Spanjolli qesh kur flet për talentin Koutinjo: “U duk që ka cilësi, por edhe ai si të tjerët ishte i lodhur, tani duhet të mësojë më shumë italisht…”.
NDESHJA – Trajneri zikaltër më pas tregon mbi ndeshjen: “Kishte raste për gol nga të dyja skuadrat dhe më pëlqeu spektakli që dhanë në fushë. Dallasi është një ekip i mirë, vraponte shumë, janë më përpara se ne në përgatitje dhe kjo u pa. Edhe i nxehti bëri punën e tij”. Bilanci përfundimtar i spanjollit në turneun amerikan është pozitiv: “Këtu, në SHBA, jemi ndier shumë mirë, kemi punuar në qendra sportive të bukura e moderne, luajtëm tri ndeshje të rëndësishme dhe arritëm objektivat e përcaktuar”.
SAMUEL ETO – Autori i golit të epërsisë së përkohshme ndaj Dallasit, Samuel Eto shpjegon mbi ndeshjen: “Jemi duke u përgatitur, por ishte një test i mirë kundër Dallasit: atletikisht ata janë më mirë se ne, por gjithsesi Interi tregoi veten. Është akoma shpejt për të thënë se çfarë Interi duhet të shohim në fushë, por jemi duke punuar mirë dhe do t’i marrim gjërat me radhë. Tifozët duan gola nga unë? Edhe unë pres të shënoj gjithnjë e më shumë”.
Thirret edhe Amauri
“Epoka-Prandeli” fillon me Baloteli-Kasano
Trajneri i ri i kombëtares italiane Çezare Prandeli, në prag të miqësores së Londrës ndaj Bregut të Fildishtë, ka bërë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar ku ka shumë fytyra të reja: Portierë: Marketi, Sirigu, Viviano; mbrojtës: Antonini, Astori, Bonuçi, Kasani, Kielini, Lukini, Molinaro, Mota; mesfushorë: De Rosi, Laxari, Markizio, Montolivo, Palombo, Pepe, Sulmues: Amauri, Baloteli, Borrielo, Kasano, Kualjarela, Rosi.
Itali e re me fytyra të reja në Koverçiano. Fillon epoka e Prandelit me daljen e parë zyrtare në miqësoren e Londrës kundër Bregut të Fildishtë dhe ish-trajneri i Fiorentinës ka ndryshuar menjëherë faqe ndaj kombëtares së vjetër që kishte Lipi.
Janë të shumta fytyrat e reja që do të shihen në qendrën sportive të Firences për herë të parë si Astori, Antonini ose Amauri, por ka edhe të tjerë për të cilët mund të quhet një rikthim, si Kasano apo Baloteli (ndonëse ka luajtur me U-21). Do të fillojnë kështu eksperimentet për trajnerin e ri “axurr”, që të paktën për thirrjet e para mes pushimeve dhe dëmtimeve, ka parapëlqyer të testojë terrenin pak të njohur, duke lënë jashtë, mes të tjerëve edhe benjaminin e tij te Fiorentina, Alberto Xhilardino.
http://www.sportishqiptar.com.al/shnejder-kerkon-ta-nise-menjehere-me-trofe/