Home Aktualitet Shpallen rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve ne Kosove

Shpallen rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve ne Kosove

330
0

Janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fituese e këtyre zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës e cila do të ketë 34 deputetë në Parlamentin 120 vendesh. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 deputetë, lëvizja Vetëvendosje me 14, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12 dhe Aleanca Kosova e Re me 8 deputetë. Ndërkaq, pjesa tjetër prej 25 deputetësh, është ndarë nga partitë politike nga radhët e komuniteteve pakicë. Publikimi i rezultateve përfundimtare, ka hapur mundësinë e certifikimit të tyre që do të ndodhë pas shqyrtimit të ankesave të mundshme të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Sipas, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 45.29 për qind e votuesve të regjistruar morën pjesë ne votime, zvarritja e të cilave për shkak të parregullsive të shfaqura, zvarriti edhe procesin e themelimit te institucioneve të reja të Kosovës, procesi për ngritjen e të cilave pritet të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.