Temë lidhur me dispozitën e ëndrrave, llojet e endrrave, ndarja e endrrave, shikimi i njerezve ne enderr, domethenia sipas fese Islame
Kur njeriu fle, Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vdekja e vogël, siq thotë Allahu:
“Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)” (El En’am: 60), dhe thotë:
“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që janë në gjumë” (Ez Zumer: 42).
Kjo është vdekja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu.
Për këtë, në disa dhikre (lutje) të gjumit themi:
“O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vdes,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthen prapë, atëherë ruaje ashtu sic i ruan robërit e Tu të mirë”.
Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje: ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar, të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.
Lloji i parë: Ëndrra e mirë, në të cilën njeriu sheh gjëra që i do, e pa dyshim që kjo është nga Allahu. Është begati nga Allahu kur në ëndërr njeriu sheh gjëra që i do, sepse kur sheh gjëra që i do, ai freskohet, bëhet energjik, gëzohet dhe kjo është një lajm i mirë për të. Prej lajmeve të mira që besimtarit i vien në këtë botë është edhe ëndërra e mirë që ai e sheh, apo dikush tjetër e sheh për të. Për këtë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka mbetur nga pejgamberllëku asgjë përveç myzhdeve (lajmeve të mira)”, atij i thanë: “Cilat janë ato myzhde?” ai u përgjigj: “Ëndrra e mirë”. Prandaj ëndrrën e mirë e sheh vet besimtari, apo dikush tjetër e sheh për të, dhe kjo është lajm i mirë për të, dhe pa dyshim që është nga Allahu.
Lloji i dytë: Ëndrra e urryer është nga shejtani, i cili në ëndërr i sjell njeriut disa shembuj që nuk e lë rehat me to. Ndërsa ilaçi për to është që të kërkoj mbrotje te Allahu që ta ruaj nga sherri i shejtanit dhe sherri i asaj që e sheh. Këtë ëndërr nuk duhet t’ia rrëfej askujt, sepse i sjell dëm, e as nuk duhet të interesohet që ta interpretojë. Sepse kur disa njerëz shohin gjëra që i urrejnë shprehin interesimin që të interpretohen duke shkuar tek interpretues të ndryshëm, apo duke hulumtuar nëpër libra që të gjejnë se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr. Por nëse këto ëndrra interpretohen, atëherë do të ndodhin ashtu siq janë interpretuar.
Por nëse njeriu kërkon mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri shejtanit dhe nga sherri i asaj që e sheh, dhe në anën tjetër nuk i rrëfen askujt atë që ka parë, atëherë çfarëdo që të jetë ajo nuk do t’i bëj dëm. Është ilaç i lehtë që njeriu të ketë durim dhe ta mbajë fshehtë atë ëndërr, dhe të kërkoj mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri i saj, në mënyrë që ajo të mos ndodhë.
Lloji i tretë: Janë ëndrrat që nuk kanë ndonjë cak të caktuar, të cilat ndonjëherë vijnë si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, apo ndonjëherë janë lojë e shejtanit që i bën njeriut në gjumë duke parë gjëra që nuk kanë ndonjë kuptim, siq transmetohet kur një njeri i kishte treguar Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) duke i thënë: “O i dërguar i Allahut, kam parë në ëndërr të më këputet koka dhe të rrokulliset, kurse unë vrapoja pas saj”. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Mos ua rrëfe njerëzve atë se si shejtani ka luajtur me ty në gjumë”. Pra kjo nuk ka ndonjë kuptim, nuk ka farë kuptimi ëndrra që ka parë se i është këputur koka dhe është rrokullisur, ndërsa ky ka vrapuar pas saj, kjo nuk ka ndonjë kuptim.
Këto janë ndarjet e ëndrrave, dhe nëse njeriu sheh të personifikuar në ëndërr babain e tij, nënën, vëllaun, xhaxhain apo dikë tjetër, atëherë kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe nga shejtani, sepse shejtani mund të personifikohet në formën e njeriut dhe të shihet në ëndërr, përveç në formën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), sepse nëse njeriu e sheh Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr të përshkruar ashtu siq është, atëherë ai e ka parë në realitet, sepse shejtani asnjëherë nuk mund të personifikohet me fizionominë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe as nuk guxon ta bëjë.
Prandaj, nëse një njeri ka parë në ëndërr një person, dhe mendon se ai ishte Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), atëherë le të hulumtoj përshkrimin e këtij njeriu se a është i ngjashëm plotësisht me përshkrimin e fizionomisë së Pejgamberit? Nëse po, atëherë ai është vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), por nëse nuk ngjanë plotësisht, atëherë nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) por ato janë iluzione që shejtani i sjell tek njeriu i fjetur. Për këtë, ka raste të shpeshta kur dikush thotë: Pejgamberin e pashë në ëndërr duke thënë kështu… kështu. Por kur fillon ta përshkruaj, vëren se ai përshkrim nuk ka ngjajshmëri me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Megjithëse në ëndërr i është shfaqur se ai është vet Pejgamberi, por kur rrëfen përshkrimin e tij del se nuk është Pejgamberi, atëherë prerë mund të themi se nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem).
Ndërsa, ai i cili e ka parë në ëndërr dhe na e përshkruan në pajtim të plotë me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), atëherë ai është Pejgamberi. Por duhet ta dimë se nuk është e mundur që në ëndërr Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) të tregoj gjëra që janë në kundërshtim me sheriatin. Dmth nëse dikush thotë: “Kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ve slem) në ëndërr duke më thënë kështu… duke më porositur për këtë… për atë”, dhe nëse ato fjalë janë në kundërshtim me sheriatin, atëherë kjo është një gënjeshtër, dhe kjo gënjeshtër bëhet nga vetë personi që ka parë në ëndërr Pejgamberin (salallahu alejhi velem), nëse e përshkruan plotësisht ngjashëm me pamjen e Pejgamberit.
●●●
Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin (Dijetar i njohur bashkekohor Islam)
Shkëputur nga libri: “Sherhu Rijadis Salihin” 2/675-677
Përktheu: Jeton Bozhlani
Kam pare ne enderr nje njeri qe dua sikur ai me shikonte pa mi hequr syte por pjesen tjeter te endrres nuk e mbaj mend ju lutem a mund te ma shpjegoni
ideja e
Kam pa ne ender te dashiren time sikur ishte shtatzan
Qe 2 muajsh dhe qe ishte takuakuar me shoqen time
Dhe qe i kishte then kjo shoqja qe mos te me thot mua
Po mbajeni si femij.kur takojem me te dashiren me thot
Eja me ta ko se kam dicka me te then kur e shoh un ajo ishte
Me bark po kjo i them un po ka dy muaj qe jam me thot
Po pse i them sme ke then po edhe shoqja me tha qe ta mbaj
Dhe e mbajta me thot,,? Doja qe ta shifje tani me thot
Cfare shpjegimi mund te me jepni.,,faleminderit
mirembrema me falni qe po ju shqetesoj ne keto ore te vona, une jam ne fakultet studioj ne vitin e pare, kam anglishten lende zgjedhore, dhe eshte hera 3 qe do hy ne provim, dhe pashe veten endeerr sikur po merrja 8te, a mund te me shpjegoni qfar do te thote, sepse kam merak jam shqetesuar,sepse kete vit jane bere me strikt rregullat e fakultetit,do jete hera fundit qe do hy ne kete provim,dhe kam pak stres.falemnderit per mirekuptim naten e mire,pres pergjigje
juve moter enderuara allahu ju lehtesot mesimet mos ushqets se kjo enderr eshte sprov nga allahu dhe ju ve ju pereferoj sa me shum te msoni dhe ta lutni allahun e madheruar kjo enderr ka te bej se qka bejm gjat dites mandej shofim naten enderr jo nuk ka koment kjo enderr me nderime shum
pershendetj,kam nje enderr qe par po deshiroj nga ju qe tne shpjegoni d.m.th e saj, pash ender se isha nje rruges ku shumpak kishte kalimtar aty ishte nje guri dhe vendosa te ulem dhe u ula aty pa pritmas erdhi nje vetur dhe ne vetur ishin tre persona te moshuar reth moshes 50 vjec po asnjeri se njofta e ndalen veturen dhe shoferi hapu xhomin dhe me ufroj qysme buk furre po une se pranove me luti nere mere prap komngula jo flm, kisha dasht nga ju nje shpjegim reth jsaj endre ju flm per mirkuptim
un kom pa n.enderr duke shkuar perpjet nqiell edhe tuj bertit lahe lahe in allah .. Edhe 1 tjeter tuj shku nqiell u hap qielli edhe u shfaq 1 sy i madh edhe me buzqeshke edhe un i buzqesha edhe thash lahelahe in allah aty n.anderr…. Tjetra tuj shku perpjet fryke 1 er e madhe edhe mqoj perpjet nqiell edhe e shikojsha prej naltit prrej qiellit e shikojsha token e rrumbullakt edhe rrisha atje nalt tuj than lahe lahe in allah…. Tjetra tash un jam kan nshpatullat e 1 njeriu edhe me shetitke neper tok edhe kur e lshova un kamen teme ntok ai vrapoj edhe ma kapi kamen edhe mqiti prap nshpin edhe n.at moment sharrutum ntok deri te beli edhe n.at moment shkova perpjet si shigjet edhe e shisha kejt token posht trrumbullakt edhe thojsha lahe lahe in allah…. Tjetra jom kan tuj hec rruges edhe u dridh toka edhe fluturojsha 1 meter mbi tok e mbajke fryma edhe un u kapa peer do hekra edhe aty afer mu qel 1 grop e thellt edhe un rash aty ngrop edhe tuj shku te posht me erdh 1 za mtha a don me ju lut diqka zotit un veq thash allahu ekber …. Edhe 1 tjeter jam kan un me familje edhe erdh 1 frym furtun e madhe edhe mqoj perpjet edhe baba im bertiti o zot fal tkoft edhe un tuj shku perpjet kur aty bertitsha lahe lahe in allah …. Tjetra fluturojsha neper qiell permi deti kejt ishujt i shisha me sy gjallesat fluturuse etj etj edhe un fluturojsha si shqiponje neper qiell …. Kto jan andrrat q e i kam pa un …. E tash pres pergjigje prej teje i nderum
Mos kqyr shum filma se zarar po tBojkan !!
Un Kam Pa Ne Ender Nje Koder u Ngrit Dhe Uformua Nje Luan Gjdo Me Then Ajo Nese Keni Mundsi Me Kthy Pergjigjen ?
Une duke fjetur ezani ne vesh sikur dilush te thirr live
Edhe tjetra kam qen ma e vogel afer 16 vjet dhe kam pa xhamieb
Dhe nje njeri aty mbremda i bukur dhe tha se une jam muhamedi dhe nuk shkoj fjat mbaroj endrra. Dhe njeher kam par nje enderr duke vdekur dhe kam bertitur Allaaaaaah me ze te lart live.
kam par nje enderr se me kafshoj gjarperi
kam par nje enderr duke lexuar nje dua qe esht e kismetit dhe kisha frikamund te ma shpjegoni
Kamm par ne enderr qee ishaa kann te dajtt e ishh kann natt edhe unee qysh keshh ulen ne tokk daja jemm muu perkul muu edhe une i thash dajes temm psee moree pomm perkulesh muu veqq ALLAHIT duhett miuu perkul aii nuk um thojke asgjee edhe tanii ni gruu thojkee poo du me dekk veqq pe fali namalin edhe po dess edhe te e fal ajoo edhe ajoo ju perkul dajess temm edhe u dridhkee edh ja kapkee kembet dajes temm a mundd te ma shpjegoni kete enderr qee kamm paar.
kam par mbrem kinse disa dhemb nuk i kisha vetem me shihej mishi i kuq dhimbje nuk kisha isha tek dentisti veq me qiti nje spreh asgje me shum…qfar do te thot kjo?
ne ender mu be siku isha ne nje tip trageti ose jahti dhe aty ishte mami me mbesen time,eßqe ne ender mu be sikur ishte vajza ime dhe sikur do hidhesha me femijen ne dete per te vajt ne brege,dhe siku mami me tha qe nema mua vajzen se nuk e con dot ne brege se do mbytet,dhe vete hidhu e ike.ne det kishte njerez te tjere por papritur mu be siku deti u be i eger,pra kisha frike te hidhesha
ne ender mu be sikur isha ne nje lufte,,nga ato luftrat osmane tamam si tek sulltan sulejman,duke qene se di aty mu duk vetja,dhe sikur kisha pak frike por asgje nuk na ndodhi
po mua nuk me ka ardh asnje shpjegim te emaili?
VINI RE! Nuk shpjegojme endrra ketu! MOS na dergoni endrrat tuaja sepse nuk eshte vend per te shpjeguar endrrat ne internet! Sidomos endrrat e keqija te cilat fetarisht nuk duhet tja tregoni cdo lloj personi. Me respekt ADMIN
me puthi nje femer me e madhe se une
kom pa ne enderr nje bunar pa gur vetem kshtu me uj te paq e i shtrembuar dhe i damne dy pjes a mundni me treguq do me than .
kom pa ne enderr tu hi ne qabe e tu dasht me than bismihla e u qel dera mka dal gjumi
me falni qdo te thot te shohesh enderr duke shkuar ne taravi
Prsh desha te jua tregoj edhe nje here se me lart eshte treguar se enderra nuk duhet te interpretohet por te mbahet fshehtesi.
Përshëndetje a ban me dit qka do të thot ënderr synetia.
Un kam par ne enderr nje kurban duke zbritur nga qielli ju lutem kush ka munsi me ma shpjegu ket enderr sepse jam shum kurreshtare ju faleminderit
Kam par ne enderr sikur po lahesha ne det me gjyshin dhe po bisedonim. Ju lutem cfar do te thot kjo enderr
Pershendeje ..kam pare ne enderr termet.. cfare kuptimi ka.. ju faleminderit
me fal ju shqetsoj ne oret e vona kam pare ne enderr kinse e kam hequr nje dhemb por nuk kam pasur dhimbje a mund te ma shpjegoni ju lutem
Pershedetje . A ka mundsi tme tregoni per nje enderr qe kam par mbreme , nje shoqen time sikur kishte filluar te mbulohet me shami, dhe erdh tek un . Ju kisha lutur per nji pergjigje sepse jam ne merak te madh. Flm
Pershendetje.kam par nje enderr isha jasht po ajo dit kishte mjegull shum dhe nat mjegull muka shfaq nje njeri gjigant kryt ne qjell ekembet ne tok amunet kush mema spjegu flm
Comments are closed.