Home Lajme Sport Shqiperi-Bjellorusi, Formacioni. Kuzhe e nisim në sulm

Shqiperi-Bjellorusi, Formacioni. Kuzhe e nisim në sulm

337
0

Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Agolli, Bulku, Skela, Salihi dhe Bogdani. Këta janë emrat e formacionit titullar që trajneri Josip Kuzhe do të hedhë në fushë kundër Bjellorusisë, ditën e shtunë, në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e pestë eliminatore te Euro 2012, ku bie ne sy prania e dy sulmuesve, pra një lojë të hapur në kërkim të golit.

Edhe në ndeshjen e fundit miqësore, të humbur me Slloveninë (1-2) në Tiranë, Shqipëria luajti me sy sulmues të deklaruar, dhe nga ai formacion me atë kundër Bjellorusisë, ndryshimi është se nuk luan Klodian Duro dhe Andi Lila, ndërkohë që janë Ervin Skela dhe Ervin Bulku.

Në ndeshjen e 12 tetorit të vitit të kaluar, në Minks të Bjellorusisë, Vitali Rodionov dhe zëvendësuesi Sergei Krivets ndëshkuan 2-0 Shqipërinë, në një nga ndeshjet më të dobëta të saj, por të shoqëruar edhe me mungesën e trajnerit Josip Kuzhe në pankinë, por tani të gjithë shpresojnë se është koha për të marrë revansh.

“Ne e dimë se kjo ndeshje është një mundësi për të marrë pikë, – tha Kuzhe, i cili nuk ishte në pankinë në ndeshjen e parë kundër bjellorusëve, për shkak të sëmundjes.

“E respektojmë Bjellorusinë, por do të zhvillojmë një ndeshje të hapur dhe do ta kërkojmë rezultatin duke shënuar gol dhe jo duke u mbrojtur”, – theksoi Kuzhe para ndeshjes se tij të 8 zyrtare, përfshirë dhe 3 ndeshjet eliminatore të Botërorit 2010.

Me Kuzhen në pankinë, në 7 ndeshjet zyrtare të deritanishme, Shqipëria ka arritur vetëm 1 fitore, atë me Luksemburgun (1-0, gol i Hamdi Salihit), ndërkohë që ka barazuar 3 të tilla (Danimarkë, Rumani dhe Bosnje) dhe humbur po 3 (Portugali, Suedi, Bjellorusi).

Trajneri kroat e ka të qartë rëndësinë e takimit me Bjellorusinë, që konsiderohet edhe si ndeshja e jetës për të, pasi nga kjo përballje do të varet edhe ecuria e mëtejshme e Kombëtares, por dhe të vetë atij.

Shqipëria synon ta fitojë betejën në “Qemal Stafa”, jo vetëm që të arrijë me pikë Bjellorusinë (në rast fitoreje të dyja skuadrat barazohen me 8 pikë), por dhe të regjistrojë fitoren e parë në katër përballjet me ish-republikën sovjetike,

Aktualisht, pas 4 ndeshjeve në eliminatoret e Euro 2012, Bjellorusia është ekipi i vetëm që nuk ka pësuar humbje në Grupin D (Shqipëria ka vetëm një humbje po me bjellorusët), por në “Qemal Stafa”, Kombëtarja jonë nuk ka humbur asnjë takim.

Grupi ynë kryesohet nga Franca me 9 pike, Bjellorusia 8, Shqipëria 5, Bosnja 4, Rumania 2 dhe Luksemburgu 1.