Home Lajme Sport Shqiperi Bjellorusi, kartonat, jashte Bogdani, ne dyshim Cana

Shqiperi Bjellorusi, kartonat, jashte Bogdani, ne dyshim Cana

370
0

– Barazimi 1-1 me Bosnje-Hercegovinen ka ngritur ne maksimum moralin e futbollisteve shqiptare por demtimi i pesuar nga Lorik Cana dhe kartoni i verdhe i marre nga Erjon Bogdani kane prishur planet e trajnerit Xhemal Mustedanagic. Sulmuesi i Cezenes ne Itali do te mungoje per ndeshjen e se martes ne Minsk gje qe do te thote se Shqiperia nuk do te kete nje lider te vertete ne sulm.

Bogdani mori nje karton te verdhe ne minutat e para per nje nderhyrje ndaj dhendrrit te Mustedanagic Mensur Mujxha cka i ka kushtuar skualifikimin per takimin e 12 tetorit. Ai pati nje karton te verdhe qe nga ndeshja me Luksemburgun keshtu qe kartoni i dhene nga islandezi Jakobson ka qene fatal per te. Nderkohe Lorik Cana luajti pothuajse gjate gjithe pjeses se dyte me gjurin te fashuar dhe gati-gati dukej sikur calonte ne fushe.

Vetem deshira per te ndihmuar ekipin bene qe ai te rikthehej serish dhe te vazhdonte per minutat e mbetura takimin. Por gjuri i tij duket se nuk do te mbaje dot deri per ndeshjen e se martes ne Minsk ndersa gjithcka do te vendoset te dielen. Me mungesen e Canes mbrojtja kuqezi eshte ne gjendje alarmi duke qene se vetem dy jave me pare u demtua Debatik Curri.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Grupi D

Janë luajtur

Datë 3 shtator 2010

Rumani-Shqipëri         1-1

Luksemburg-Bosnje    0-3

Francë-Bjellorusi         0-1

Datë 7 shtator 2010

Bjellorusi-Rumani       0-0

Shqipëri-Luksemburg  1-0

Bosnje H-Francë         0-2

Datë 8 tetor 2010

Luksemb.-Bjellorusi    0-0

Shqipëri-Bosnje H       1-1

Renditja

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Shqipëria      3          5

2.Bjellorusia    3          5

3.Bosnje H      3          3

4.Franca          2          3

5.Rumania       2          2

6.Luksemburg 3          1

Ndeshjet e radhës

Datë 9 tetor 2010

21:00 Francë-Rumani

Datë 12 tetor 2010

18:00 Bjellorusi-Shqipëri

21:00 Francë-Luksemburg

/peqini.com/