Do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese në Grupin D, në kuadrin e “Euro 2112“, për të dyja skuadrat, një “semafor“ për vijimësinë e mëtejshme të tyre në këtë fushatë eliminatoresh; ashtu sikurse do të jetë edhe ballafaqimi i tretë mes shqiptarëve dhe boshnjakëve në historikun e vet, në rang kombëtaresh, ndërkohë që dy ballafaqimet e tjera datojnë në vitin 1996, në nivel miqësoresh humanitare, kur boshnjakët sapo ishin shkëputur nga Republika e Ish-Jugosallavisë, pas një lufte shkatërrimtare për ta.
Dy shtete, para një ngjarje historike, sic është liberalizimi i vizave për shtetasit respektivë, lëvizjen e tyre të lirë në Europë, që ka marrë “OK”-in e parafundit të enjten e 7 tetorit 2010 edhe nga organet më të larta vendimmarrëse europiane (Parlamenti Europian), Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina do të “përplasin brirët” në futboll. Të premten, në orën 20:30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në kuadrin e Grupit D kualifikues të “Euro 2012”. Kuqezinjtë tanë, në krye të grupit D, me 4 pikë, pas barazimit 1-1 në eliminatoren e parë në Rumani dhe fitores 1-0 në Tiranë, ndaj Luksemburgut, në eliminatoren e dytë, ndërsa boshnjakët të tretët në grupin D, me 3 pikë, pas fitores 3-0 në eliminatoren e parë në Luksemburg dhe humbjes 2-0 në shtëpi, ndaj Francës. E thënë ndryshe, për të dyja skuadrat është “e treta e vërteta“, sfida e së premtes në Tiranë, e cila përcakton në masë të konsiderueshme edhe kursin e palëve në vazhdim të këtyre eliminatoreve. Me lojtarë mjaft cilësor, sidomos në fazën ofensive, ku spikat Edin Dzeko, Bosnja vjen në Tiranë me synime maksimale, marrjen e 3 pikëve, ndërsa kuqezinjtë për të mos u mposhtur, para së gjithash, për të vijuar rrugën e tyre të mirë në 7 ndeshjet e fundit, ku nuk kanë pësuar asnjë humbje. Me një mungesë të madhe, në stol, të trajnerit Josip Kuzhe, i cili gjendet në spital prej 1 jave, për shkak të një hemorragjie cerebrale, Shqipërisë do t’i duhet të bëjë edhe pa Debatik Currin, i dëmtuar me klubin e tij turk dhe që do të mbetet jashtë fushave të blerta të paktën për 6 muaj. Dy mungesa mjaft të rëndësishme, për specifikën e tyre, megjithatë lojtarët e kombëtares duken të karikuar më shumë se kurrë. Për t’i dërguar lajme të mira trajnerit të tyre të sëmurë, por edhe për t’i kënaqur tifozët kuqezinj, që kanë paralajmëruar të jenë të shumtë në numër në shkallët e “Qemal Stafës“. Sepse ata janë me të vërtetë “lojtari i 12-të“ i kombëtares, forca e madhe dhe e pazëvendësueshme e saj, gjë të cilën e ka pohuar me forcë një ditë më parë edhe Lorik Cana, lojtari lider i Shqipërisë.
Shikoni ndeshjen live ketu
[pro-player width=’430′ height=’380′ type=’video’]http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/KONFERENC-MUSTEDANAGIC.flv[/pro-player]
Kliko ketu per te pare ndeshjen live http://www.ksshkumbini.com/shiko-ndeshje-futboll-live-direkt-tv/
Duhet thënë se Bosnjë Hercegovina rikthehet, në nivel kombëtareje, pas 15 vitesh në Tiranë, tashmë me “kostumin“ e një skuadre mjaft të fortë dhe favorite, jo si atëherë, kur bombardimet në Sarajevë nuk kishin të pushuar dhe ku futbolli ishte si një lule e përzhitur nga lufta. Në të shkuarën, më 30 nëntor 1995, në stadiumin “Qemal Stafa” do të luhej ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, ku Shqipëria do të fitonte me rezultatin 2-0, me golat e Anesti Qendros (30’) dhe Enkelejd Dobit (50’). Asokohe, Bosnja sapo ishte krijuar si shtet më vete, duke fituar me luftë shkëputjen nga ish-Jugosllavia. Bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, sepse Federata Boshnjake e Futbolit, në atë vit, nuk ishte anëtarësuar ende në në UEFA. Trajneri i kombëtares kuqezi, në të dyja ndeshjet me Bosnjën, ka qenë Neptun Bajko, në dy miqësore, të luajtura këtu e para 15 vitesh. Këto ishin dy ndeshje, më shumë me karakter humanitar, sepse Bosnja mbërriti në Tiranë, asokohe, përmes kalimit thuajse ilegal të kufirit dhe me 13 lojtarë në përbërje. Dy takimet me Shqipërinë nuk ekzistojnë në “databazën“ e Bosnjës, si ndeshjet e para ndërkombëtare të saj, pasi ndeshje të parë konsiderojnë atë kundër Iranit, në vitin 1993, të fituar 3-1 nga boshnjakët. Në takimin e kthimit, pesë muaj më pas, luajtur më 24 prill 1996, në Zenica, Shqipëria barazoi pa gola kundër Bosnjës, së drejtuar asokohe nga Fuad Muzuroviç. Nga lojtarët e atij takimi, në grupin e futbollistëve aktualë kuqezinj, të thirrur nga Josip Kuzhe për ndeshjen e së premtes, bën pjesë vetëm një lojtar; sulmuesi Erjon Bogdani, që para 15 vitesh (1996) ishte vetëm 19-vjec dhe luajti tre minutat e fundit, duke zëvendësuar Ardi Beharin
KAMPI SHQIPTAR
Presidenti Topi viziton në spital Kuzhen
Numri një i shtetit shqiptar, presidenti Bamir Topi, i shoqëruar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vizituan të enjten në spital, ku gjendet i shtruar prej 1 jave, trajnerin e kombëtares kuqezi, Josip Kuzhen. Kreu i shtetit shqiptar u shoqërua gjatë kësaj vizite edhe nga mjeku specialist, Fatos Olldashi, që e ka ndjekur ecurinë e sëmundjes së Kuzhes që kur ky i fundit u diagnostikua me hemorragji cerebrale. Pasi i falenderoi mjekët për përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj trajnerit të kombëtares, Presidenti Topi zhvilloi një bisedë të shkurtër e të ngrohtë me Kuzhen, duke i uruar shërim sa më shpejtë dhe duke e siguruar edhe zonjën Kuzhe, e cila gjendet pranë bashkëshortit të saj, për mbështetjen e pakursyer humane dhe institucionale. Nga ana e saj, zonja Kuzhe, edhe në emër të bashkëshortit dhe familjarëve, e falenderoi Presidentin Topi për vizitën, duke shprehur mirënjohjen për interesimin e kreut të shtetit për gjendjen shëndetësore të të afërmit të tyre. Më pas, Presidenti Topi u shpreh para mediave të shumta të pranishme: “E ndieja si një detyrim qytetar, në radhë të parë, por edhe nga pozicioni im, për të parë nga afër gjendjen e trajnerit Kuzhe. Fatmirësisht është një gjendje stacionare, një gjendje e përmirësuar, falë edhe një kujdesi mjaft të kualifikuar të ekipit mjekësor, por edhe falë fatit të tij, sepse janë patologji shumë të rënda, të cilat në mjaft raste, për fat të keq, kalojnë keq. Por kësaj radhe ai është njeri me fat. Erdha për ta përshëndetur, për ta parë, sepse trajneri Kuzhe është bërë pjesë e strukturës së ekipit kombëtar, pjesë e emocioneve tona të ekipit kombëtar, kështu që dëshiroj ta përshëndes edhe njëherë. Tani shihet edhe nëpërmjet televizioneve që është në kujdesin e strukturave të shtetit, por edhe të ekipit mjekësor. Edhe njëherë ju falenderoj juve për këtë kujdes që tregoni për sportin, edhe për mjeshtrat e sportit!”
Mustedanagic: Kuzhe vendosi për formacionin
Një ditë para ndeshjes me Bosnjë Hercegovinën, zëvenmdëstrajneri kuqezi, Xhemal Mustedanagic, ka dalë në një konferencë për shtyp në rezidencën e kombëtares, në Durrës, ku ka folur për sfidën e së premtes. Nga ajo që ka konfimuar ndihmësi i Kuzhes, është mësuar se ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili, edhe pse ndodhet në spital prej 7 ditësh, ka bërë formacion anti-Bosnjë. “Ka qenë vetë trajneri Kuzhe, ai që ka vendosur për mënyrën e lojës tonë. Ai e di shumë herë më mirë sesa ne të tjerët këtë gjë. Unë jam ndihmësi i tij dhe nuk mund të bëj asgjë kundër dëshirës së tij. Reparti më i mirë i Bosnjës është padyshim sulmi, ka raste që ata sulmojnë me 7 lojtarë dhe për këtë duhet të mos lëmë shumë hapësira. Për formacionin anti-Bosnjë ka vendosur po Kuzhe. Ne do ta nisim këtë ndeshje me këtë 11-she: Në portë do të jetë Beqaj, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes do të jetë Vangjeli, Dallku, Cana dhe Agolli. Reparti që pritet të ketë më shumë punë gjatë ndeshjes, ai i mesfushës, do të përbëhet nga Muzaka, Lila, Duro dhe Skela, ndërsa shënimi i golit do të kërkohet përmes dyshes Bogdani dhe Salihi.
KAMPI BOSHNJAK
Reportazh i gazetarëve boshnjakë nga Tirana, ku gjenden qysh nga ora 11:00 e ditës së djeshme
Atmosferë e mirë, të gjithë të kujdesshëm!
Ekipi kombëtar i Bosnjë Hercegovinës u ul rreth orës 11:00 në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, prej nga u drejtua për në hotelin ku është akomoduar në prag të ndeshjes me shqiptarët.
Lojtarët e drejtuar nga Safet Sishiç do të takohet nesër (sot) për të tretën me Shqipërinë, por tashmë në një ndeshje zyrtare, në kuadrin eliminator të Kampionatin Europian 2012.
Në Tiranë na ka mirëpritur një kohë shumë e bukur dhe shpresoj që e tillë të mbetet deri në përfundimin e ndeshjes së të premtes mbrëma. Atmosfera mes lojtarëve të përfaqësueses boshnjake është e shkëlqyer, por të gjithë bëjnë thirrje për kujdes. Teksa jemi në fluturim drejt Shqipërisë, shkëputëm ndonjë mendim nga lojtarët boshnjakë, lidhur me sfidën delikate që i pret në Tiranë. “Shok i skuadrës sime te Hajduku, Ervin Bulku, më ka paralajmëruar për një lojë të fortë dhe pa kompromis. Megjithatë, cilësia është në anën tonë, ndaj do të përpiqemi për të marrë fitoren në këtë sfidë,” – tha Ermin Zeç.
Golashënuesi më i mirë i Bosnjës në kualifikueset e shkuara, Edin Dzeko, na tha se shqiptarët mund të jenë për këdo një kundërshtar shumë i rrezikshëm. “Unë pashë disa kaseta me lojërat e shqiptarëve dhe konstatoj prirjen e tyre për të qenë shumë të rrezikshëm, sidomos në shtëpi.”
Veterani i kombëtares boshnjake, Elvir Rahimiç, pa shkelur ende në tokën shqiptare, shpall një “luftë të madhe” për të tijtë në këtë ndeshje. “Me aq sa di unë, stili i të luajturit të shqiptarëve bazohet kryesisht në qëndrueshmërinë dhe sakrificën e secilit. Ata luftojnë fort në të gjithë fushën dhe kjo ndodh përgjatë 90 minutave të lojës. Kjo do të thotë se do ta kemi të vështirë në Tiranë. Për këtë jemi të bindur të gjithë, por në qoftë se do të luajmë siç dimë, nuk do të dështojmë”, – tha Elvir.
Interesohemi tek trajneri Safet Sushiç, për të mësuar nga goja e tij formacionin fillestar të Bosnjës në Tiranë, por ai nxiton të shmangë përgjigjen e qartë, duke nënvizuar se nuk e ka përcaktuar ende 11-shin anti-Shqipëri. “Unë nuk do ta zbuloj përbërjen e skuadrës titullare, sepse do të ishte qesharake ta publikoja që tani dhe ta ndryshoja më vonë, nëse lind nevoja. Mund të them se kam pak dilema në këtë drejtim. Lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë e dinë këtë gjë, ndaj pres prej tyre që japin kontributin maksimal,” – tha trajneri i Bosnjës. Duke pasur parasysh situatën, sidomos pas lëndimit të Safet Nadareviç, është shumë e mundur që Bosnja ta nisë me këtë përbërje sfidën me shqiptarët: Hasagiç, Luliç, Mravaç, Spahiç, Mujdza, Rahimiç, Medunjanin, Pjaniç, Mislimoviç, Ibiseviç dhe Dzeko.
Mislimoviç, ashtu si shokët e ekipit, kërkon vlerësim maksimal të kësaj ndeshjeje: “Shqipëria ka luajtur gjithmonë futboll të fortë dhe rezultativ në shtëpi. Filozofia e tyre është të mos e mbajnë shumë topin në posedim, për të mos gabuar, ndërkohë që mbështeten në gabimet e kundërshtarëve të vet. Ne duhet të presin me durim dhe të mos i lejojmë shqiptarët për të na ndëshkuar nga gabimet tona.”
Portieri boshnjak, Hasagiç, ndryshe nga të tjerët, mendon se edhe barazimi në Tiranë nuk është rezultat i keq: “Para së gjithash, nuk do të na lejohej të humbisnim në këtë ndeshje. Unë mendoj se nuk do të humbasim, por një rezultat i mirë për ne do të ishte edhe barazimi, sepse vitin e ardhshëm kemi për të luajtur edhe shtatë sfida. Pra, në lojë mbeten edhe 21 pikë, të mjaftueshme për t’u kualifikuar në grup.”
Dzeko: Aspak e lehtë ndaj shqiptarëve
Ne do të përpiqemi për të luajtur më mirë se kundër Francës Sulmuesi kryesor i Bosnjë Hercegovinës, Edin Dzeko, beson se kombëtarja e tij mund të arrijnë një rezultat të favorshëm në Shqipëri, por kjo nuk ka nevojë për eufori të madhe, çka do të rezultonte fatale, si ndaj Francës. “Sigurisht, ne duam të fitojmë në Shqipëri. Të gjithë thonë se jemi dukshëm të favorizuar për të fituar në Tiranë, por unë mendoj se nuk duhet të krijojmë eufori të panevojshme. I tillë ishte rasti edhe kundër Francës, ku ne kishim shpresa shumë të mëdha, por zhgënjyem. Lojtarët duhet ta harrojnë disfatën e fundit me Francën dhe të përqendrohen maksimalisht tek përballja e radhës me shqiptarët, e cila ka një rëndësi të veçantë. Fitorja nuk do të jetë e lehtë, por do të përpiqemi ta arrijmë atë, së pari duke luajtur më mirë se kundër Francës,” – tha Edin Dzeko.
Ibiseviç: Na mjafton edhe rezultati 1-0
Vedat Ibiseviç do të luajë më pranë Dzekos, se askush tjetër, për të sulmuar dhe shënuar në Tiranë, në ndeshjen e së premtes, kundër Shqipërisë. Sulmuesi i Hofenhaim, si zakonisht, rrezaton një humor të mirë. Në prag të ndeshjes në Tiranë, ai tregon peshën e detyrave që Bosnja pritet të përballojë të premten në stadiumin “Qemal Stafa”: “Përgatitja për këtë ndeshje, si gjithmonë, ka shkuar mirë. Kjo është diçka tipike e ekipit tonë. Ne jemi të gjithë të bashkuar, po shkojmë drejt Tiranës për të kryer misionin tonë, që është marrja e 3 pikëve. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin, edhe pse jam i sigurtë se nuk do t’i lejojmë shqiptarët të na habisin. Ne kemi nevojë për të fituar dhe, që ta arrijmë këtë, duhet të japim të gjithë maksimumin. Madje, edhe dhënia e maksimumit nga të gjithë, mund të mos jetë e mjaftueshme. Do të na duhet edhe pak fat në Tiranë. Shqiptarët janë kundërshtarë potencialë, që nuk duhen nënçmuar. Nuk pësojnë shumë gola, ndaj duhet t’u kushtojmë vëmendjen e duhur. Pavarësisht kësaj, ne kemi cilësi për të fituar. Kohët e fundit, shqiptarët rrallëherë kanë pësuar dy gola në një ndeshje. Prandaj, unë do të jem i kënaqur edhe me një fitore minimale, 1-0. Shpresoj shumë të kthehemi te fitorja dhe të krijojmë një atmosferë pozitive për vazhimisinë e këtyre eliminatoreve.”
Jahiç: Duhet të japim më të mirën tonë
Në kampin boshnjak, të gjithë duken gati për duelin e së premtes me shqiptarët. Nuk ka asnjë mungesë, por apelohet për kujdes. “Ne nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin, përkundrazi, duhet ta marrim shumë seriozisht, sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë. Askush nuk i shpëton përgjegfjësisë që kemi luajtur keq ndaj Francës, por përpara nesh janë edhe shumë pikë, ndaj duhet të bëjmë kthesën e duhur. Ne jemi të përgatitur për një punë të vështirë në Tiranë, pasi nuk do të guxonte asnjëri prej nesh ta nënvlerësonte kundërshtarin. Unë di diçka për disa lojtarë të Shqipërisë, por ama kam informacion se bëhet fjalë për një ekip shumë të fortë, i cili merr pikë në ndeshje shumë të vështira. Mjafton të them se kanë një seri prej gjashtë fitoresh radhazi, tregues i mjaftueshëm ky për të kuptuar se Shqipëria është një ekip i mirë. Unë nuk mendoj se ata do të hyjnë në fushën e lojës vetëm për t’u mbrojtur. Pas një fillimi të mbarë në dy ndeshjet e para, nisur edhe nga fakti se luajnë para tifozëve të vet, shqiptarët do të kërkojnë që në fillim fitoren. Jam i sigurtë se nuk do të luajnë për barazim. Megjithatë, ne do të shohim lojën tonë, e cila duhet të funksionojë në bazë të manovrës së kundërshtarit. Pavarësisht nga cilësia e shqiptarëve, në fund do të festojmë ne,” – tha Sanel Jahiç, lojtar i AEK-ut të Athinës.
600 vende të rezervuara për tifozët boshnjakë
Në sektorin D3 të stadiumit “Qemal Stafa”, ku do të luhet ndeshja, janë rezervuar 600 vende nga drejtuesit e Federatës Boshnjake të Futbollit, për tifozët e kombëtares së tyre. Sipas njoftimeve të agjensive turistike, që po garantojnë udhëtimin e tifozëve boshnjakë, kombëtarja e Sushiç pritet të ketë mbështetjen e 600 tifozëve, që do të mbërrijnë nga Suedia, Austria, Sllovenia, Sanxhaku, Mali i Zi dhe Bosnjë‑Hercegovina, natyrisht. Ndër të cilët edhe nga Shqipëria, ku jeton një komunitet boshnjakësh.
Slishkoviç: Shqiptarët janë të rrezikshëm!
Shqipëria, për habinë e shumë njerëzve, në ndeshjen e parë kualifikuese, si mysafire, shënoi një barazim 1-1 kundër Rumanisë dhe, më pas, në raundin e dytë, në Tiranë, mori fitore minimale ndaj Luksemburgut, 1-0. Në lidhje me ndeshjen e së premtes, Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë, mediat boshnjake, së cilit i referohet i plotë edhe ky shkrim, kanë pyetur Blaze Slishkovic, një trajner boshnjak, që ka drejtuar Tiranën para një vitit.
“Unë mendoj se do të jetë provim i vështirë për Bosnjën. Shqipëria është një ekip i disiplinuar, kështu që na pret një betejë shumë e vështirë në Tiranë, e cila mund të zgjidhet me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj, shqiptarët janë të pamundur ende në këto kualifikuese. Unë besoj se shqiptarët do të mendojnë shumë për t’u mbrojtur dhe do të presin shansin e tyre për të kundërsulmuar, ndaj ne duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij skenari të shqiptarëve,” – tha ish-trajneri i kombëtares boshnjake dhe i KF Tiranës, Blaze Slishkoviç për “SportSport.ba.”
Shqipëria do të ketë në stol për këtë ndeshje një boshnjak, Xhemal Mustedanagić, që do të zëvendësojë kroatin Josip Kuzhe, me probleme serioze shëndetësore.
“Unë mendoj se mungesa e Kuzhes do të jetë një handikap për ta. Kuzhe dhe prezenca e tij në stol është dicka shumë e rëndësishme për ta, mungesa e tij ka efektin e kundërt. Sigurisht, asistent i tij, Xhemal Mustedanagić, i njohur për motivimin e lojtarëve, do të mundohet të bëjë më të mirën, por mungesa e Kuzhes përbën diçka të rëndësishme,“ – shtoi Slishkovic.
Ish-trajneri i kombëtares boshnjake foli dicka edhe për disa lojtarë të kombëtares shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen, sipas mendimit të tij, tek pikat më të rrezikshme: “Rreth gjysmën e lojtarëve të tyre unë i njoh. Kanë cilësi mesatare, në përgjithësi. Spikat sulmuesi Bogdani, i cili luan për Cezenën dhe këtë sezon ka shënuar ndaj Milanit. Ky lojtar është arma e tyre më e fortë, e cila mund të krijojë probleme në mbrojtjen tonë.”