
Trajneri De Biazi i beson ende formacionit te tri diteve me pare.I Kombetarja shqiptare do te kete vetem nje ndryshim, ai eshte Andi Lila ne vend te Dallkut ne krahun e djathte.
Disa i bashkëngjiten, ndonjë largohet. Më konkretisht, Etrit Berisha dhe Mërgim Brahimaj i janë bashkuar skuadrës tonë kombëtare, ndërkohë që Armend Dallku nuk do jetë më pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Iranit. Në portë Koliqi do largohet, Ujkani është i pamundur të jetë me skuadrën, dhe listën do e plotësojë ai që është thirrur i pari, portieri i Apolonisë Moçka.
Skuadra është nisur për në Stamboll të premten në mbrëmje e natyrisht sipas zakonit dhe rregullit, edhe pse thuajse pa asnjë gazetar shqiptar me vete, trajneri De Biazi konferencën për shtyp do e japë sot paradite. Megjithatë nga ato që janë parë në stërvitje, por edhe nga intuita duket se asgjë nuk do ndryshojë në formacionin bazë. Me shumë mundësi në portë do jetë Orges Shehi.
Zëvendësim kokë më kokë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Dallku i larguar do zëvendësohet nga Andi Lila. Performacna e Mërgim Mavrajt ka bindur trajnerin shqiptar, i cili do jetë në qendër të mbrojtjes së bashku me kapitenin Cana. Mesfusha nuk do ketë ndryshme e Sabien Lilaj dhe Ervin Bulku janë të konfirmuar. Më tej, Elis Bakaj pas golit të shënuar duket se e ka të sigurt formacionin e po kështu Emiliano Vila, i cili është cilësuar nga vëzhguesit si edhe një prej më të mirëve në fushë në ndeshjen kundër Katarit.
Në sulm dyshja Bogdani-Çani duket se ka shumë pak gjasa të ndryshojë. Trajneri De Biazi shpreson për një tjetër fitore e kjo për ti sjellë skuadrës më shumë moral për takimin e gushtit me Moldavinë, por sidomos për sfidën decizive në shtator kundër Qipros. Një ndeshje, kjo pra jo me Qipron, ku trajneri do ketë të gjithë grupin në dispozicion e me shumë mundësi edhe gjeografia e skuadrës do ketë ndryshime