Home Lajme Sport Shqiperi – Kamerun, Lojaret e thirrur dhe Formacioni i Shqiperise

Shqiperi – Kamerun, Lojaret e thirrur dhe Formacioni i Shqiperise

318
0

Trajneri i kombetares shqiptare Gianni De Biazi ka bere publike listën prej 21 futbollistësh, që do të ketë në dispozicion për miqësoren e radhës me Kamerunin, ndeshje e cila do të luhet në Gjenevë të Zvicrës më 14 nëntor, në orën 20:45. Befason italiani i stolit kuqezi me emrat e rinj që ka ftuar, ndër të cilët bie në sy Bruno Telushi i Flamurtarit, por edhe Armando Vajushi e Bekim Balaj, dy sulmues të ekipit Shpresa. Mungojnë dy veteranët e sulmit të kombëtares, Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi, të cilët janë lënë pushim në këtë ndeshje me kombëtaren e Samuel Etosë. Rikthehen me fanellën kuqezi, pas dëmtimesh, edhe dy lojtarët shqiptarë të Cernomorets në Ukrainë, Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj, ndërsa mbetet jashtë poetiri Orges Shehi. Për kuadratin kuqezi janë ftuar dyshja Samir Ujkani dhe Etrit Berisha, mbrojtja mbetet po e njëjta, me përjashtim të Franc Veliut, që nuk figuron në listë, ashtu si edhe Gilman Lika i Tiranës në mesfushë. Sikurse shihet, ka ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e kombëtares shqiptare për këtë miqësore. Risitë janë pa dyshim sulmuesit Bekim Bala, që aktivizohet me Spartën e Pragës në kampionatin çek, dhe Armando Vajushi, pjesë e Liteksit në Bullgari. Surprizë e madhe ftesa për Bruno Telushin, mesfushorin e ri të Flamurtarit, por edhe lënia jashtë e Jahmir Hykës e Burim Kukelit, që aktivizohen në Zvicër me Lucernën dhe Zyrihun. Natyrisht, bëhet fjalë për një miqësore, ku trajneri do të provojë lojtarë të rinj, të testojë skemat e ndryshme taktike që ka në mendje, kështu që të mbeturit jashtë, por edhe të afruarit rishtas, nuk mund të jenë verdikte përfundimtare.
Ja lojtarët e thirrur nga De Biazi për këtë miqësore:

Samir Ujkani
Etrit Berisha
Armend Dallku
Lorik Cana
Kristi Vangjeli
Tefik Osmani
Andi Lila
Mërgim Mavraj
Debatik Curri
Renato Arapi
Elis Bakaj
Ervin Bulku
Armando Sadiku
Alban Meha
Odise Roshi
Emiljano Vila
Bruno Telushi
Armando Vajushi
Sabien Lilaj
Bekim Bala
Edgar Cani

 

SHIKO NDEHSJEN LIVE KETU