Shqiperia Fiton me Katarin ne Spanje me rezultatin 2-1. Me 27 maj 2012, luhet ndeshja Iran-Shqipëri.
Kombëtarja shqiptare e ka nisur me një minutë heshtje miqësoren e luajtur sot me Katarin në nderim të viktimave të aksidentit të Himarës. Ndeshja Miqësore e luajtur në MadritSpanje është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Golat u shënuan nga Elis Bakaj në minutën e 46, dhe katër minuta më vonë Bogdani shënon nga pika e bardhë e 11- metërshit. Katari ngushtoi diferencat në minutën e 53-të.
Pas kësaj ekipi shqiptar do të luajë një tjetër takim miqësor, atë të datës 27 maj 2012, Iran-Shqipëri. Kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Stambollit dhe pikërisht ne stadiumin e “Beshiktashit”.
Tragjedia, De Biassi: Kurajo e shpresë për familjet
Kombëtarja shqiptare do të luajë sot miqësoren me Katarin duke mbajtur në fanellë një shirit të zi në nderim të viktimave të aksidentit të Himarës. Trajneri Gianni De Biassi ka lëshuar një mesazh për viktimat e aksidentit të Himarës.
Në profilin e tij zyrtarë në Facebook, De Biassi shkruan; “ Këto ditë jemi duke përjetuar ngjarje shumë të dhimbshme. Vdekja e Melisës së re në Brindizi, pastaj tërmeti që shkatërroi krahinat aq të dashura për mua në Modena dhe Ferrara, me të vdekur dhe të plagosur, dhe me dëme të shumta. Dje në Shqipëri, një autobus që mbante 49 studentë ka përfunduar në fund të një gremine, duke vrarë 13 prej studentëve, dhe duke lënë shumë të plagosur. Bashkohem me prindërit dhe familjet e viktimave të këtyre ngjarjeve tragjike.”- thuhet në mesazhin e De Biassit.
Fjalët e mia vijnë nga zemra si një baba që e di dashurinë dhe ankthin në lidhje me shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve, vazhdon më tej mesazhi i De Biassit, ndërsa shton se “lutem për viktimat e pafajshme dhe prindërit e tyre dhe të gjitha familjet që kanë humbur një të dashur, shpresoj të gjejnë forcën për të luftuar që të vazhdojnë të përballen me jetën me kurajo dhe shpresë.”
“Një përqafim të madh”- mbyllet mesazhi i De Biassit.
Video e Shqiperi katar do te publikohet sapo te jete gati.