Kombëtarja shqiptare do të luajë më 10 gusht një ndeshje miqësore kundër fqinjëve të Malit të Zi.
Kjo miqësore vjen para asaj kundër Francës për eliminatoret e “Euro 2012” më 2 shtator dhe pritet t’i shërbejë trajnerit Josip Kuzhe për të parë gjendjen e skuadrës.
Në përballjen e fundit miqësore midis dy ekipeve, të zhvilluar në Podgoricë, përfaqësuesja jonë fitoi 1-0 me golin e Hamdi Salihit.
Aktualisht, kuqezinjtë mbajnë vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s, kurse malazezët renditen të 24-t.
Formacioni i fqinjëve veriorë ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit dhe bashkëkryeson grupin G eliminator, së bashku me Anglinë në kuotën e 11 pikëve)