
Eurovizion 2012- Rona Nishliu, përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian 2012 është renditur në vendin e 5-të, Suedia eshte fituese e Eurovizion 2012. Rezultati më i mirë që Shqipëria ka arritur në gjitha pjesëmarrjet e saj në këtë kompeticion.
Zëri i Rona Nishliut duket se kishte bërë për vetë një pjesë të mirë të Europës pasi mori pikë nga pjesa më e madhe e vendeve pjesëmarrëse. San Marino, Italia, Maqedonia i dhanë Shqipërisë pikët maskimale duke vlerësuar Rona Nishliun dhe këngën e saj SUUS me 12 pikë.
Rona Nishliu u shpall fituese e Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar me një këngë me tekst të shkruar nga vetë ajo dhe muzikë të shkruar nga Florent Boshnjaku.
Ky rezultat e çon direkt në finale Shqipërinë në festivalin e vitit që vjen, i cili do të mbahet në Suedi, pasi përfaqësuesja e këtij vendi, Loreen u shpall ftuese mbrëmjen e sotme.